“Ikën dritat”/ Ilir Meta tregon kushtet në qeli: Po vdesin të burgosurit…

Ilir Meta nga burgu i është përgjigjur ministrit të drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili në Parlamenti tha ndër të tjera se “nuk ka patur persekutim politik për Ilir Metën”.

Ish presidenti i Republikës e ironizon duke e quajtur “Diella” e Drejtësisë dhe “pjellë e AKSHI-t”, sipas tij simbol i korrupsionit. Meta ngre shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen të burgosurit, si mungesa e dritave, ujit apo edhe shërbimeve shëndetësore.

“Dëgjova “Diellën” e Drejtësisë që fliste për situatën në burgje dhe meqë nuk e di po e njoftoj që vetëm dje ka ikur 42 herë energjia elektrike te IEPV “Jordan Misja”, jo vetëm për mua, por për rreth 500 të burgosur e të paraburgosur që ndodhen këtu.

A e di “Diella” e Drejtësisë që këtu ka vetëm 3 orë ujë në ditë?

A e di “Diella” e Drejtësisë që në burgje vdesin qytetarë për mungesën e trajtimit të duhur shëndetësor?

A e di “Diella” e Drejtësisë që gardianët nuk kanë marrë asnjë qindarkë shpërblim për punën jashtë orarit, as ushqimin, as trajtimin që meritojnë sipas ligjit?
E ç’mund të presësh nga “Diellat”?

Ato janë pjellë e AKSHI-t, simbolit të korrupsionit skizofrenik. Ndërsa lidhur me respektimin e të drejtave të mia dua t’u kujtoj të gjithë qytetarëve që akoma nuk më kanë dorëzuar të zbardhur, as mua, as avokatit tim, vendimin e 2 korrikut 2025, të dënimit tim të dytë nga IEPV “Jordan Misja” për lirinë e fjalës”-shkruan Meta.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *