Berisha: Rama u damkos në Strasburg! Nëse do të shkojë në KiE, shqiptarët do e presin me protesta

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është damkosur në Këshillin e Europës, gjatë mbledhjes së mbajtur në Strasburg.

Duke folur përballë grupit parlamentar demokrat Berisha u shpreh: “Ndërkohë, duhet t’u informoj se java e kaluar ishte një javë në të cilën Edi Rama u damkos në tempullin e demokracisë evropiane, në Këshillin e Europës. Para asaj audience, ku përfaqësohen të gjithë parlamentet e Europës, mund t’u pohoj me garanci të plotë se bajlozi i zi, personazhi më i zi në këtë sesion ishte Edi Rama si asnjë tjetër. Në mënyrën më të merituar! Të jemi i sinqertë me ju”.

Berisha pretendon se pas fjalës së Ramës, kryetarët e grupeve parlamentare të të gjithë spektrit u detyruan t’i anulojnë takimin dhe drekën zyrtare, raporton A2CNN.

“Atje ai ka emrin më të keq se çdo njeri tjetër pasi është e regjistruar se pas fjalës së tij të stilit alla-Gedafi, shkoi t’u japë leksion ky, pas fjalës së tij të stilit alla-Gedaf, kryetarët e grupeve parlamentare të të gjithë spektrit u detyruan t’i anulojnë takimin dhe drekën zyrtare. Nuk ka ndodhur kurrë se gjithmonë ka një protokoll, dëshmi e një serioziteti të hekurt. Dhe, ky i ka detyruar t’ia anulojnë, ta rrëzojnë protokollin e tyre”, tha ai.

Kryedemokrati u zotua se ndaj Ramës do të organizohet një nga protestat më të fuqishme nga opozita.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *