Ish-Presidenti Alfred Moisiu është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi ka probleme me frymëmarrjen.
Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.
“I gjithë stafi i shërbimit të Kardiologjisë është në gatishmëri për të mbajtur nën kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, thonë burimet nga QSUT.
Parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël, por mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.