Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri.
Raportohet se një tërmet me maganitudë 3,7 i shkallës Rihter kishte epiqendër juglindjen e vendit, 12 kilometra larg nga Korça.
Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti kishte një thellësi prej rreth 5 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen më të forta në zonat e tjera.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë fort në qytetet, Korçë, Pogradec, Bilisht dhe zonat përreth juglindjes. Deri më tani nuk raportohen dëme por pritet një komunikatë zyrtare nga stacioni sizmiologjik i Korçës.