Arlind Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite

Partia Demokratike ka thirrur një tjetër protestë kombëtare ditën e martë, më 10 shkurt, por mbetet e paqartë nëse do t’i bashkohen asaj të gjitha forcat opozitare.

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus, tha se nuk mund t’i bashkohet një proteste të thirrur nga Sali Berisha, të cilin e cilësoi si politikanin më të diskredituar në 35 vite.

Sipas tij, Rama nuk mund të rrëzohet me Berishën përballë, duke shtuar se të dy kërkojnë të bëjnë pazare për të ndryshuar gjëra në interes të tyre.

Borakaj: A do t’i përgjigjeni thirrjes së PD-së për protestën e 10 shkurtit?

Qori: Ka disa opozita në Shqipëri. Do ta shohim në datën 10 se kush do t’i bashkohet. Atëherë do të jap gjykimin tim përfundimtar. Le të themi dy të vërteta: ne kemi qeverinë më të korruptuar të 35 viteve të fundit, që vjedh në të gjitha mënyrat e mundshme, shpronëson qytetarët nga pronat e tyre private, merr toka në bregdet, mal dhe fushë për oligarkët. Po kombinon vjedhjen me shitjen e interesave të Shqipërisë, siç është rasti i Sazanit. Por kjo është vetëm gjysma e së vërtetës, sepse gjysma tjetër është se kryetari i partisë më të madhe të opozitës është personi më i diskredituar.

Borakaj: Është Berisha arsyeja kryesore?

Qori: Po, Berisha i pari dhe është edhe Ilir Meta. Ata dalin dhe thonë “Free Ilir Meta” dhe duan Ramën në burg. Ne kemi kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe na kanë dhënë aq sa na kanë dhënë. Qytetarët në Rrjoll protestojnë sepse u kanë marrë pronën. Deputeti Muçi ka shkuar në protestë, ndërkohë Berisha nuk ka thënë gjysmë fjale.

Muçollari: Mos vallë e takoi deputetin Kliti Hoti aty në protestë?

Qori: Nuk kam parë ndonjë figurë të rëndësishme të PD-së. Kjo është një çështje aq e rëndësishme sa kemi qenë aty unë dhe deputeti Muçi. Ne jemi për rrëzimin e qeverisë përmes presionit popullor, por kërkesa jonë është zgjedhje të parakohshme, sa më parë.

Borakaj: Pa qeveri, apo qeveri teknike?

Qori: Kur them sa më parë, e kam fjalën për rreth 45 ditë, mundësisht. Kërkesa për qeveri teknike është bashkëqeverisje për një vit.

Borakaj: Jo bashkëqeverisje, por teknike?

Qori: Po kush do ta votojë qeverinë? T’i imponosh Ramës dorëheqjen është ta hedhësh “KO”, që do të thotë se kur ai ngrihet në këmbë, ti t’i japësh goditjen e dytë. Këta thonë jo, t’i japim kohë. Ata duan bashkëqeverisje, sepse Rama dhe Berisha duan të rregullojnë disa gjëra.

Borakaj: Nuk jeni ju pro ndryshimit të sistemit zgjedhor?

Qori: Sistemi zgjedhor mund të përmirësohet, por po ra në duart e ujqërve, këtu bëhet edhe më keq.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *