Rama: Gjykata Kushtetuese bëri një budallallëk, tani nga SPAK-u prisni që…

Kryeministri Rama ishte i prerë këtë të dielë në Podcast kur foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk ishte fare vendim, siç tha, por “një budallallëk botëror”.

Me tej Rama shtoi se kjo Gjykatë duhej të shprehej qartë për një kerkesë të Qeverisë, për të ndarë njëherë e mirë (dhe për çdo qeveri) se a mundet apo jo një prokuror apo gjyqtar të pezullojë një ministër nga detyra e tij për të cilin ka dekret presidencial dhe votë në parlament.

Sipas kryeministrit pas kësaj mundet që një prokuror apo gjykatës të firmos vendim për pezullimin e Presidentit të Republikës!

Rama e cilësoi vendimin si një precedent të rrezikshëm dhe të paprecedent në vendet demokratike, duke deklaruar se Gjykata Kushtetuese “nuk gjeti forcën” për të mos lejuar, sipas tij, “rimarrjen peng të qeverisë” përmes një mekanizmi të pazakontë.

Ai e quajti pezullimin e një anëtari të qeverisë në një seancë paraprake nga prokurori dhe gjykata si një praktikë të panjohur në botën demokratike.

Sipas kryeministrit, Shqipëria po shndërrohet në “shembullin e parë të një budallallëku botëror”, ndërsa shtoi se Gjykata Kushtetuese, në vend që të jepte një vendim të qartë, u “mbyt në lugën e ujit të turbullt”, duke iu referuar arsyetimeve që ai i cilësoi të paqarta dhe të pajustifikuara.

Rama u shpreh se Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion, madje as nga vetë prokurori që ka kërkuar pezullimin e saj, dhe se masa është marrë në një seancë të mbyllur, në fazën përgatitore të një gjykimi. Sipas tij, zhbërja e kësaj praktike të “drejtësisë së re Made in Albania”, të cilën e konsideroi ende të papjekur, është e domosdoshme për të garantuar pavarësinë e Parlamentit nga gjyqësori.

“Ne do ta vijojmë këtë betejë ku na ka thirrur, pa dëshirën tonë, kjo çarje antidemokratike e pezullimit të një anëtari të qeverisë”, deklaroi Rama, duke shtuar se mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e mban të hapur këtë konflikt institucional. Ai theksoi se bëhet fjalë për një vendim të thjeshtë, pasi, sipas tij, nuk ekziston asnjë rast i ngjashëm në asnjë vend tjetër të botës.

Në fund, kryeministri u shpreh se kushdo që beson se përpjekjet për shtetin ligjor dhe drejtësinë do të prodhojnë kosto politike për mazhorancën qeverisëse, gabon. Sipas Ramës, lufta për drejtësi, shtet ligjor dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka ende sot, një garant të vetëm: atë vetë dhe mazhorancën që ai drejton.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *