Qeveria Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit social “Tik Tok” do të hapet sërish në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama tha se vendimi për të hapur rrjetin social ishte i paralajmëruar, teksa theksoi se “Tik Tok” ka vendosur mekanizma të reja sigurie.
“Vendim i paralajmruar. Që për befasinë tonë, të këndshme, pozitive, Tiktok ishte shumë i hapur, aktiv në ndërtimin ej në dialogu pasi bëmë bllokimin, Nuk ka ka cuar TikTok në gjyq. Ajo që pata paralajmëruar ka ndodhur, sepse me TikTok kemi vendosur jo vetëm një komunikim, por edhe një bazë e re. Vendimi i Keshillit te Ministrave nuk është tërheqje apo dorëzim apo mbyllje sysh por rezultat i një procesi serioz, rishikimi dhe adresimi real të shqetësimeve për sigurinë dhe filtrat e panevojshëm që të ketë shumë më tepër kontroll në kuptimin e mirë të fjalës mbi gjithë aktititetin dhe mbrojtje të fëmijëve dhe më të rinjve. Sot TikTok është sërish i aksesueshëm sepse janë vendosur mekanizma të reja sigurie, ka filtra të rinj”, u shpreh Rama.