“Mund të jem unë Olta Gixhari…”/ Brikena sfidon hapur Luizin, por merr përgjigjen epike

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, edhe pse e përkohshme (fakt që banorët nuk e dinë), ka ndezur menjëherë motorët e debatit dhe strategjisë.

Gjatë ditës së sotme, Vëllai i Madh organizoi një “konferencë shtypi” për banorët e rinj: Alesion, Markon dhe Luizin, ku pjesa tjetër e shtëpisë kishte mundësinë t’u drejtonte pyetje.

Momenti më pikant u regjistrua mes Brikenës dhe fituesit të BBV2. Banorja tentoi të pozicionohej si një lojtare e fortë, duke bërë një paralele të guximshme me rivalen historike të Luizit, Olta Gixharin.

“Mund të jem unë një Olta Gixhari për ty,” u shpreh ajo, duke e pyetur Luizin nëse do të ishte i gatshëm të penalizonte grupin e tij (veten dhe Tanin) për të mbajtur në lojë një kundërshtare të fortë si ajo.

Por, Luizi nuk e kurseu ironinë therëse, duke e kthyer situatën në favor të tij me një batutë që shkaktoi të qeshura te banorët e tjerë.

“Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë,” i tha ai, duke nënkuptuar fatin e ish-rivales së tij në edicionin e dytë.

Më tej, Luizi sqaroi filozofinë e tij të lojës:

“Unë nxjerr jashtë kë kam përballë, kë kam mundësi. A është e fortë, a është e butë, ajo shihet. Nëse e nxjerr jashtë do të thotë se s’ka qenë aq e fortë, nëse rri brenda qenka e fortë.”

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *