Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është dënuar me 1 vit burg me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”.
Menjëherë pas këtij vendimi, SPAK pritet të bëjë urdhër ekzekutimin, për ta vënë në pranga kryebashkiakun socialist.
Bashkia e Rrogozhinës do të mbetet pa kryetar, çka do të sjellë zgjedhje të parakohshme.
GJKKO ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut për konvertim të masës, po ashtu Memolla nuk duhet të ushtrojë funksione publike për 5 vite.