E papritur/ Ndjekësit po kërkojnë largimin e menjëhershëm të Luizit nga BBVA 5, ja pse (FOTO)

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë atë që pritej: rritje drastike të shikueshmërisë dhe rikthim të vëmendjes masive te formati.

Por, ky sukses ka sjellë edhe një “problem” të madh për ndjekësit, të cilët kanë nisur një fushatë të pazakontë në rrjetet sociale.

Në faqen zyrtare të programit, qindra komentues po kërkojnë me humor “largimin e menjëhershëm” të fituesit të BBV2. Arsyeja nuk është sjellja e tij, por fakti se ai po i mban të gozhduar pas ekranit deri në orët e para të mëngjesit, duke u bërë pengesë për punën dhe shkollën.

Komentet epike kanë pushtuar rrjetin:
Një ndjekës i shkruan produksionit: “O produksioni a ka mundësi të dali jashtë Luizi se ngelem deri në mëngjes pas Luizit, pa punë, pa gjë. Ore a keni shpirt, zemër?”
Një student shpreh hallin e sezonit të provimeve: “A ka mundësi të martën me dal ky se jam në sezon, më la pa mësu.”
Një tjetër shton shkurt dhe qartë: “Aman dil nga Bigu se na le pa punë.”

Kjo situatë tregon më së miri “efektin Luiz”, ku publiku që kishte braktisur formatin, tashmë është rikthyer fuqishëm, aq sa janë gati të sakrifikojnë gjumin dhe angazhimet ditore vetëm për të ndjekur batutat dhe lojën e tij.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *