Baton Haxhiu zbulon se Balluku ka ofruar dy herë dorëheqjen: Ja çfarë bëri Rama…

Analisti Baton Haxhiu ka zbuluar se Belinda Balluku i ka ofruar Edi Ramës dy herë dorëheqjen, por kryeministri nuk e ka pranuar.

Baton Haxhiu thotë se Rama në këtë rast po bën betejë për parimin dhe nuk lejon që pezullimi të jetë një instrument i drejtësisë për të ndryshuar përbërjen e qeverisë.

“Belinda Balluku ka ofruar dorëheqjen edhe herën e parë, kur Dritan Prençi, e vendosi në lëndën e tij si të pandehur. Edhe sot në mëngjes zonja Balluku ka ofruar dorëheqjen. Zoti Rama në statusin e tij e tregon arsyen se përse nuk e pranon dorëheqjen. Jam munduar ta dekonstruktoj statusin e tij. SPAK-u, por edhe GJKO, e kanë njëfarë autoriteti moral të momentit dhe një përkrahje të jashtëzakonshme te qytetarët. Kjo i ka shtyrë të sjellin vendime apo akt-akuza, që nuk e kanë vlefshmërinë maksimale të fakteve. Për faktin se kanë autoritetin moral, ata duhet të kërkojnë maksimumin për të ndërtuar një akt-akuzë. Sidomos për figurat si ministra apo anëtarë të qeverisë. Meqenëse nuk është bërë, erdhi momenti i ballafaqimit mes institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë, pasi autoriteti moral i SPAK e tejkaloi vetëveten duke kërkuar pezullimin e ministrit. Natyrshëm, Rama nuk pranon dorëheqjen e Ballukut, sepse nuk e pranon pezullimin si instrument për të ndryshuar ekzekutivin. Është nderhyrje mes dy pushteteve“, tha Haxhiu.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *