Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, priti mbrëmjen e djeshme, kryeministrin Edi Rama në një darkë pune në Bruksel.
Ata diskutuan për hapat që do të ndërmerren në vijim sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një reagim për Top News, stafi i António Costa, deklaroi lidhur me takimin se “ata diskutuan për hapat që do të ndërmerren në vijim sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
“Presidenti Costa zhvilloi një takim të mirë me Kryeministrin Edi Rama mbi hapat e ardhshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Gjatë viteve janë bërë përpjekje të konsiderueshme. Tani ato duhet të vazhdojnë dhe të konsolidohen”, theksohet në reagimin stafit të António Costa