Athinë–Shqipëri për 4 orë e 30 minuta/ Autostrada e re që shkurton kohën…

Kanë nisur zyrtarisht punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Janinë–Kakavijë, një projekt me rëndësi ndërkufitare që synon rritjen e sigurisë rrugore, uljen e ndjeshme të kohës së udhëtimit dhe forcimin e lidhjes mes Greqisë, Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në terren kanë filluar punimet përgatitore, të cilat përfshijnë pastrimin e zonës nga bimësia, punime tokësore dhe nivelimin e terrenit me mjete të rënda. Këto ndërhyrje shënojnë nisjen reale të ndërtimit të rrugës së re.

Kontrata për realizimin e projektit, me vlerë 310 milionë euro (me TVSH), është firmosur në dhjetor të vitit 2024. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Infrastrukturës në Greqi, Dimitris Anagnopulos, aksi pritet të përfundojë brenda 4 viteve.

● Karakteristikat e projektit

Aksi rrugor Janinë–Kakavijë do të ketë një gjatësi totale prej 70 kilometrash dhe do të jetë vazhdim i Autostradës Joniane, duke lidhur Janinën me pikën kufitare të Kakavijës. Ai konsiderohet boshti më perëndimor vertikal i Autostradës Egnatia dhe është pjesë e rrjetit kryesor evropian të transportit (TEN-T).

● Projekti ndahet në dy segmente

Janinë – Kalpak: 46.4 km me trase të re dhe 6 nyje pa kryqëzim në nivel (Kosmirë, Asvestohori, Grammenohoria, Pasanë, Zicë dhe Kari).

Kalpak – Kakavijë: 23.1 km, që përfshin modernizimin e rrugës ekzistuese deri në pikën kufitare.

Rruga është projektuar për shpejtësi 100 km/orë, me dy korsi për çdo drejtim dhe korsi emergjence, ndërsa gjerësia totale e autostradës arrin 22.25 metra, e pajisur me barriera sigurie dhe ndarje qendrore.

● Përfitimet

Me përfundimin e këtij aksi, udhëtimi nga Athina deri në kufirin me Shqipërinë do të zgjasë rreth 4 orë e 30 minuta, duke sjellë kursim të madh kohe dhe rritje të sigurisë. Aktualisht nga kufiri deri në Athinë duhen të paktën 6 orë dhe kjo kohëzgjatje shkon deri në 8 ose 9 orë.

Rruga do të lidhë drejtpërdrejt Autostradën Joniane me Egnatian, do të lehtësojë trafikun rreth Janinës, do të shërbejë për aeroportin dhe zonën industriale të qytetit, si dhe do të krijojë akses më të shpejtë drejt porteve të Igumenicës dhe Patrës.

Gjithashtu, projekti do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e rajoneve si Konica, Florina dhe Kastoria, duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe lëvizjen ndërkufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *