Adriatik Lapaj: Nuk bashkohemi me tubimin e PD, më 28 shkurt thërrasim protestën tonë kombëtare

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestën kombëtare të radhës më 20 shkurt duke lënë të hapur pyetjen e përhershme nëse do të jetë ky momenti kur partitë më të vogla opozitare do t’i bashkohen.

Përgjigjja e Adriatik Lapajt, drejtuesit të “Shqipëria Bëhet” është se e vetmja rrugë është një protestë pa logo. Gjatë një lidhjeje direkte me “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ai thotë se sheshi s’ka pronar dhe revolta duhet të lërë rrjetet sociale për t’u zhvendosur aty.

“Nuk ka pronar sheshi. Tërë diskutimi është që kjo që bëhet t’i shërbejë kauzës së ndryshimit. Nuk është çështja kush bashkohet me kë. Është çështja kush është kundër Edi Ramës dhe e ka seriozisht detyrimin e tij për të dhënë dorëheqjen pasi është kapur në flagrancë ai dhe qeveria e tij duke vjedhur, duke deformuar fondet publike dhe duke i bërë këtij vendi dëm të jashtëzakonshëm.

Që ditën e parë e kemi thënë që në këtë shesh jemi të hapur të shohim dhe do të gëzoheshim të shihnim grupime të ndryshme, parti politike, organizata të shoqërisë civile, intelektualë të cilët revoltën e tyre, përballë padrejtësisë që bëhet dhe që e shprehin në statuse në Facebook, studio televizive, shkrime apo në përditshmëri, duhet që këtë energji ta bashkojnë në shesh me të ngjashmit e tyre sa i takon hallit të përbashkët që është korrupsioni, padrejtësia, mungesa e garës, vjedhja e zgjedhjeve, vjedhja e buxhetit të shtetit dhe kjo mund të ndodhë vetëm në një mënyrë: nëse ne të gjithë kuptojmë që gardhet partiake pengojnë flukset për të krijuar qytetarët kohezion me njëri-tjetrin, për këtë arsye ne kemi thënë kjo është një protestë pa logo, një protestë që kërkon absolutisht një bashkim të madh nën një simbol të pëbashkët që i identifikon të gjithë qytetarët që është flamuri kombëtar, me disa kërkesa të përbashkëta që është dorëheqja e qeverisë aktuale dhe krijimi i qeverisë tranzitore me mandat 12-mujor, e përbërë nga intelektualët më të mirë që kemi brenda dhe jashtë vendit, për të bërë paketë reformash zgjedhore për të organizuar zgjedhjet e para demokratike dhe të ndershme në Shqipëri, duke i hequr Edi Ramës mundësinë që të drejtojë qeverinë gjatë zgjedhjeve, të keqpërdorë buxhetin e shtetit, lejet dhe licencat që jep shteti, të keqtrajtojë administratën apo të përdorë Ministrinë e Brendshme për t’i krijuar akses krimit.

Jemi duke i pritur në shesh 24 orë në 24, kështu që më datë 20, për të qenë i qartë, është një protestë e cila nuk i ka adresuar këto që ne themi, vendosja në shesh 24/24, heqja e logove, bashkimi nën një flamur kombëtar, dakordësim për një kod zgjedhor që është proporcionali kombëtar me lista të hapura, një zonë zgjedhore me 140 deputetë. Sa kohë që këto nuk ndodhin, nuk do të jemi në atë protestë”, tha Lapaj.
Lapaj përgëzoi nismën e intelektualëve dhe tha se protesta ishte shtyrë pasi po negociohej që partitë e tjera do të qëndronin në shesh për kauzën e luftës pa kthim ndaj qeverisë, por nuk ndodhi. Ai njofton se data e protestës së ardhshme kombëtare do të jetë dita e fundit e muajit, 28 shkurti.

Related Posts

Situatat e fundit në BBVA, reagon ashpër Ilir Shaqiri: “Big-un ta fitojë dikush që i mëson produksionit…”

Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio, nuk kanë lënë pa reaguar…

Situata në Prime e djeshëm/ Vjen një zarf në BBVA, banorëve iu bëhet e ditur se…

Kërkesa e Artanit gjatë spektaklit të mbrëmshëm nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Vëllai i Madh ka futur sot një zarf të bardhë në shtëpi, duke…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

Në orët e vona të natës! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthje pasionante me njëri tjetrin! (VIDEO)

Pas lojërave me fjalë, ngacmimeve dhe atij momentit të diskutueshëm ku Selin pretendoi se “hoqi kokën”, marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinit ka kaluar zyrtarisht në një nivel…

Miri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike: “Sytë ama i ka këtej…”

Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin….

Prap Katari sulmohet fuqishëm nga Irani / Kesaj here …

Katari ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes është përballur me një tjetër sulm me raketa nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e vendit ka thënë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *