Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se çështja që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku tashmë ka dalë përtej kufijve të Shqipërisë dhe pritet të marrë përmasa ndërkombëtare.
Llabani u shpreh se mesazhet e fundit nga partnerët amerikanë dhe gjermanë, të adresuara ndaj institucioneve të drejtësisë, tregojnë se situata është në një fazë të ndjeshme, në kushtet e një përplasjeje mes pushtetit legjislativ dhe sistemit të drejtësisë.
Sipas saj, në Bruksel pritet që deputetë gjermanë të ngrenë zyrtarisht këtë çështje si problem që lidhet me raportin mes drejtësisë dhe qeverisjes në Shqipëri.
Llabani deklaroi gjithashtu se përfaqësues të autoriteteve gjermane dhe amerikane kanë zhvilluar takime me drejtuesit e SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, duke theksuar se këto institucione “kanë marrë direktivat”.
Llabani: “Nesër është 14 shkurti. Mesazhet amerikane dhe gjermane dhënë drejtësisë, në një fazë ku ka një përplasje të tillë mes legjislativit dhe drejtësisë, tregojnë se diçka po zien. Kush mendon se është një çështje e brendshme, gabon. Kjo çështje i ka kaluar kufijtë. Do të ngrihen në Bruksel deputetë gjermanë që do të adresojnë problemet që ka drejtësia me qeverisjen. Një ambasador gjerman apo autoritete amerikane takojnë krerët e SPAK dhe BKH, të cilët i kanë marrë direktivat. Do të shkohet deri aty ku askush nuk e ka pritur më parë“