Kreu i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëpisedim live me pyetje nga qytetarët të përzgjedhur nga zyra e shtypit të PD.
Një pyetje që e lexoi Florjana Garo lidhur me Dash Sulën, se pse ai ka ndryshuar qëndrim dhe me dhjetë muaj del nga rreshti, Berisha iu përgjigj: Sepse ka harram qumshtin e nënës së tij.
Kujtojmë se ish-deputeti i PD, Dashnor Sula, arriti të dalë i pari në primaret e qarkut Elbasan në zgjedhjet e vitit 2025, mirëpo Berisha e la jashtë listë të PD-së.
Me këtë mallkim të sotëm, Berisha i ngjan më tepër të ndjerit Hasbi Kasaj që dikur mallkoi me kancer në fyt të gjithë ata që nuk do t’i jepnin votën.