Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do jetë i pamëshirshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi për herë të parë pas largimit të Engjëll Agaçi nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Në bashkëbisedimi online me qytetarët, Berisha akuzoi Agaçin se është pjesë e mafies më të rrezikshme të Ballkanit, teksa komentoi edhe largimin e shefes së kabinetit, Vali Bizhga.

Një nga qytetarët e pyeti Berishën nëse në protestën e 20 shkurtit Partia Demokratike do të vendosë të mos largohet nga sheshi deri në rrëzimin e qeverisë Rama. Berisha ia la në dorë qytetarëve, por theksoi se PD është e gatshme kurdoherë.

Disa prej qytetarëve njëzëri kishin një pyetje të përbashkët sa i takon kalimit të disa zyrtarëve apo përfaqësuesve të PD-së për të marrë poste në Partinë Socialiste përkrah Ramës. Berisha nuk u kursye në përgjigje, duke i cilësuar këto persona si të keqpërdorur në ekstrem nga Rama.

Nuk bëhet fjalë këtu për Bashën dhe pasaardhësin e tij Salianji. Për këta nuk mund të bëhet fjalë se, këta janë fatkëqinj. Njerëz të përdorur në shkallë ekstreme nga Edi Rama. Mund të thuash janë deshër të errësirës.

E patë se çfarë bëri Dash Sula. Këta janë një lloj Dash Sule me petkun e demokratit. Berisha iu rikthye edhe njëherë incidentit të protestës së shkuar të PD-së, ku deklaroi se kameramani i medias që mbeti i lënduar në protestë vetëdeklaronte se “nuk më kanë gjuajtur protestuesit, më ka ardhur nga policia lënda piroteknike dhe e PD e fakto këtë”, pohoi Berisha.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *