“Në arrest shtëpie nga SPAK”, dorëhiqet drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante, ndërkohë që ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Karçanaj është nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte dhe dy muaj më parë, SPAK kërkoi për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila u konfirmua më pas me vendim të GJKKO-së. Apeli i kësaj gjykate ka lënë në fuqi masën e arrestit shtëpiak dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, ndërsa ajo akuzohet për shkelje të barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim, si dhe për veprime penale të organizatës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Që prej vendosjes së arrestit shtëpiak, Karçanaj funksionet ia kishte deleguar vartëses së saj, Romina Kostanit, drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit të Agjendës Digjitale.

Karçanaj ka një rrugëtim të gjatë politik përkrah Edi Ramës që prej periudhës së tij në Bashki, teksa AKSHI-n e drejtonte që nga viti 2013, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste.

Mësohet se në krye të AKSHI-t është emëruar Igli Tafa, i cili drejtonte Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u krijua me VKM nr. 248, më 27 prill 2007, si një institucion në varësi të Këshillit të Ministrave, për të udhëhequr politikën e zhvillimit të Shoqërisë së Informacionit në Shqipëri.

Në vitin 2022, Agjencia u përball me sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë. Në atë kohë, thuajse të gjitha shërbimet online ranë, ndërsa për zbulimin e sulmit u angazhuan ekspertë të FBI-së. Për rikthimin e sistemeve dhe mbrojtjen e të dhënave u përfshi edhe një grup nga Microsoft.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *