Këlliçi tregon skenarin e protestës së ardhshme të opozitës, çfarë pritet më 20 shkurt

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin e protestës së ardhshme të thirrur nga opozita më 20 shkurt.

Sipas Këlliçit protesta do të jetë më intensive se ajo e datës 10 shkurt, si në formën logjistike, ashtu edhe atë organizative dhe reaguese. Deputeti demokrat tha ndër të tjera se njerëzit kërkojnë radikalizim të aksionit të PD-së.

“Do jetë protestë edhe më intensive se ajo e datës 10 shkurt, në të gjitha format, logjistike, organizative dhe reaguese. Kaq mund të them. Njerëzit s’janë lodhur, përkundrazi, janë më kërkues ndaj nesh, dhe janë më të motivuar për të ardhur në protestën e radhës. Kërkojnë radikalizim tonin. Radikalizimi do të ndodhë edhe në protestë, ua garantoj, do të ndodhë edhe në sallën e Parlamentit, do të ndodhë edhe në Këshillin e Rregulloreve dhe Mandateve, kudo ku ne kemi mundësi, do të ndodhë.

Duke folur për çadrën e ngritur para Kryeministrisë nga ish-kreu i PD-së Lulzim Basha në vitin 2017-të, Këlliçi tha: “Çadra bëri shumë efekt, por mbyllja e asaj lëvizje, u mbyll në mënyrën më të gabuar”, tha Këlliçi.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *