“Gati LËVIZJA e re!”/ Çështja Balluku, Rama paralajmëron NDRYSHIMIN në Shqipëri…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ditën e nesërme, bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, do të depozitojnë nismën për ndryshimet ligjore që lidhen me kompetencat e gjyqësorit, pas vendimit për pezullimin e ministres Belinda Balluku.

“Gjykata në ushtrimin e kompetencave të saj ka të drejtë të vendosë masa sigurimi për çdo person nën hetim. Por në të njëjtën kohë ka disa funksione, ku hyn edhe ai i ministrit, paralizohen nëse ministri pezullohet. Pra nëse ti thua që unë pezulloj një ministër, Presidentin, etj, faktikisht ti prodhon një pasojë të menjëhershme të barabartë me shkarkimin. Sepse nuk është pezulluar thjesht personi, por funksioni.

Pikërisht për shkak të funksionit, emërimi apo shkarkimi i ministrit nuk është gjëkundi, në asnjë vend të botës, sepse nuk e ka nxjerrë kush një rast në një vend të botës që kjo kompetencë të jetë e një prokurori apo gjykatësi me një seancë paraprake.

Pavarësia e gjyqësorit mbaron aty ku fillon pavarësia e dy pushteteve të tjera, legjislativit dhe ekzekutivit. Gjithsesi ne do kalojmë përtej rastit konkret dhe të hënën, bashkë me kryetarin e grupit Taulant Balla dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, do të depozitojmë nismën për të adresuar menjëherë boshllëkun në fjalë. Nisma do i paraqitet fillimisht grupit parlamentar dhe do të jetë transparente për opinionin publik”, tha Rama.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *