Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen! S’ia kam pranuar!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar për herë të parë se numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, ka paraqitur 3 herë dorëheqjen. Ai tha në një mbledhje të PS-së, se Balluku kishte paraqitur dorëheqjen sapo ndaj saj u ngrit akuza dhe dy herët e tjera kur u dha pezullimi dhe mosvendimi i GJK-së.

Rama deklaroi hapur se nuk i ka pranuar dorëheqjet e saj, ndërsa shtoi se do ta pranojë vetëm kur të jepet verdikti i hetimeve.

“Ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Një herë kur iu ngrit akuza, një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur nuk mori vendim GJK. Unë i kam refuzuar dorëheqjet. Dorëheqje në presion të një fuqi që është futur në pavarësinë e ekzekutivit nuk ka. I jam falënderues që nuk ka persistuar por ka vijuar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë sepse nuk i kam pranuar dorëheqjen derisa të plotësohen kushtet, që nuk vendosen nga prokurori mediat apo gjyqi popullor.

Kujt më tregon Gjermaninë apo Danimarkën i them që jemi në kushte tërësisht të ndryshme. Jemi në fazë transformuese dhe përmbysjeje të një sistemi të kalbur të një historia ku tradita ka qenë dhe mbetet problemi më i madh të ndërtuar një sistem demokratik, sepse shkon në të kundërtën e lirisë. Duke ngritur struktura speciale për të luftuar ne që jemi ata të cilët qeverisim, është shumë e rëndësishme të jemi të vëmendshëm të ruajmë balancën që në mënyrë të përsëritur rrezikon të prishet nga aventurizmi i një prokurori apo gjykatësi”, pohoi ai.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *