Pas vendimit të GJK për Ballukun, PS prezanton nismën për ndryshimet ligjore: Ja 7 institucionet që nuk do të preken nga pezullimi i detyrës!

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, ka prezantuar një nismë ligjore që synon plotësimin e një boshllëku në nenin 242/2 të Kodi i Procedurës Penale, i cili rregullon masat ndaluese, përfshirë pezullimin nga detyra. Kjo lëvizje e qeverisë vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, Manja tha se aktualisht nga kjo dispozitë përjashtohen anëtarët e këshillave bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe deputetët.

Sipas Manjës, nisma e re propozon zgjerimin e këtij rrethi, duke shtuar edhe shtatë funksionarë të tjerë të lartë, Presidentin e Republikës, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, Zëvendëskryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese si dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Është një nisëm që synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2. Ky nen ka të bëjë me masat ndaluese që ka kodi i procedurës penale. Në pikën 1 të këtij neni sqarohet kompetenca që ka gjykata në masat, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i ushtrimit nga detyra. Ne jemi tek pezullimi nga detyra.

Në pikën 2 të këtij neni thuhet se masa e pezullimit nga detyra nuk shtrihet ndaj personave të zgjidhur sipas ligjit elektoral.

Referuar kodi zgjedhor sipas ligjit elektoral sot në Shqipëri zgjidhen anëtarët e këshillit bashkiak, kryetarët e bashkive dhe deputetet.

Ne propozojmë që në pikën 2, pra të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilave nuk mund të jepet si masë pezullimi nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me presidentin, avokatin e popullit, kryeministrin, zv.kryeministrin dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e KLSH.

Pra nga tre subjekte që neni 242 i kodit të procedurës penale e përjashton masën e pezullimit nga detyra i shtohen edhe 7 subjekte të tjera. I jemi referuar strikt kushtetutës së republikës dhe që përbejnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës”, tha Ulsi Manja.

Qëllimi i pr ligjit?

Sipas Manjës, qëllimi i ndërhyrjes ligjore është garantimi i funksionimit normal dhe kushtetues të institucioneve të larta të shtetit, pa cenuar kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës për hetimin dhe ndjekjen penale.

“Qëllimi i ndërhyrjes është garantimi i funksionimit normal dhe kushtetues të institucioneve të larta të shtetit, duke ruajtur të paprekura kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës për hetimin dhe ndjekjen penale.

Ndryshimi nuk synon të kufizojë juridiksionin penal, dhe as të krijojë paprekshmëri individuale, por të vendosë balancë mes ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe nevojës për të garantuar rendin juridik në përputhje me nenin 7 të kushtetutës që sanksionon parimin e ndarjes dhe balancimin e pushteteve”, tha Ulsi Manja.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *