Pasi fshiu postimin fyes ndaj Leonora Jakupit, reagon Labinot Rexha

Pas reagimeve të shumta që shkaktoi postimi i tij ofendues ndaj Leonora Jakupi, këngëtari Labinot Rexha ka fshirë deklaratën e mëparshme.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, ai tërhoqi fjalët e thëna dhe theksoi se familja nuk duhet të përfshihet në asnjë konflikt.

Rexha nënvizoi se ndonëse mund të ketë pasur qëndrime të ndryshme me këngëtaren gjatë spektaklit, kjo nuk justifikon sulmet personale apo familjare.

“Pavarësisht se kam pasur qëndrime kundër Leonora Jakupit në lojë, dua ta them qartë: nuk ka asnjë arsye që të preket familja,” shkroi ai, duke shtuar se familja e artistes është “familje legjendare” dhe duke vlerësuar babanë e saj të ndjerë si dëshmor të kombit.

Ai theksoi gjithashtu kontributin e Leonorës në muzikë dhe në art për kombin shqiptar, duke bërë thirrje për respekt jashtë lojës.

Në fund të reagimit, këngëtari u bëri apel ndjekësve të mos bien pre e portaleve apo llogarive të rreme që, sipas tij, synojnë të krijojnë përçarje dhe tension për klikime, duke nënvizuar se si popull duhet të ruhet respekti për familjen, sakrificën dhe kombin.

n.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *