A aspiron të jetë kreu i Partisë Demokratike?/ Ja si përgjigjet demokrati Ervin Salianji

I ftuar në Euronews Albania, Ervin Salianji, duke folur mbi turin e tij të takimeve me demokratët, u pyet nga gazetarja Mirela Milori nëse aspiron të jetë kryetar i PD-së.

Ai tha se nuk ka asgjë të keqe që dikush të ketë ambicie për të kandiduar, pasi kjo e çon partinë përpara megjithatë, u shpreh se takimet e tij me demokratët nuk kanë lidhje me këtë, pasi ai ka synim që PD të jetë parti fituese ndërsa theksoi se nuk ka shpallur asnjë platformë për të qenë në krye të partisë.

“Kjo nuk duhet të quhet përçarje. Unë po kërkoj që PD të jetë parti fituese, duke vendosur disa parime. Ku po kërkoj unë ndonjë gjë? Kam shpallur unë ndonjë gjë? Kam shpallur ndonjë platformë se si do të jetë apo si e bëj unë? Unë jam duke dëgjuar demokratët. Ku është këtu përçarja? Vijmë te elementi tjetër: nëse dikush do kishte ambicie për të kandiduar, ambicia çon përpara – ca problem ka? Vetëm e shëndosh një parti, sepse e fut në konkurrencë. Parimi është ky: lista e PD-së ishte përfaqësuese apo jo? U zbatua normat statutore që më të votuarit të jenë në listat e deputetëve? Marrdhënien e kam me demokratët dhe për mendimet e mia vazhdoj dhe them ato që janë në bindjet e mia,” tha ai.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *