“Basha i bënte më të forta protestat”/ Deputeti Gjoni: Mos na krahasoni me të, më 20 shkurt ne…

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se protestat aktuale të opozitës nuk kanë krahasim me ato që organizonte Lulzim Basha, pasi gazetari Roland Qafoku iu drejtua duke i thënë “Basha i bënte më të forta”.

“Protestat kanë një rritje graduale të pjesëmarrjes dhe mënyrës se si protestohet. Basha bënte xhiro në boulevard, mos të merremi me të… Në 2014, 2017 dje 2021 nuk ishte ky numër kaq i madh njerëzish që janë larguar nga vendi. E dyta, deri në 2019, PD-ja kishte 40% të bashkive, që ishin njerëz potencialë që vinin për protestë. Sot, kanë ikur 1,1 milionë njerëz dhe kjo është për kushtet ekonomike dhe humbjes së shpresës”, tha Gjoni.

“Kjo plagë po thellohet për shkak të korrupsionit, krimit të organizuar dhe për shkak se pasuria është përqendruar në pak duar”, shtoi deputeti demokrat.

Sipas tij, “protesta e datës 20 shkurt do të jetë një protestë shumë më e fuqishme sesa dy protestat e para dhe skenari do të jetë komplet ndryshe”.

“Temperatura do të vijë duke u ngritur. Mund të ndizen edhe zjarre partizane. Por, nuk mund të shkohet në ekstremin e një proteste në rast se nuk ke zgjidhje në fund. Do të jetë edhe skenari i qëndrimit në shesh, skenari i rrethimit të institucioneve, por ama duhet që kancelaritë perëndimore dhe opinioni publik shqiptar ta kenë të qartë situatën ku ndodhemi. Nuk ka qenë kurrë Shqipëria në këtë situatë të nivelit të krimininalitetit dhe korrupsionit”, u shpreh Gjoni.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *