Ilir Meta mbyll Mbrojtjen, ja cfare pritet te ndodhe

Ish-Presidenti Ilir Meta, ka përfunduar parashtrimet mbrojtëse, në seancën paraprake në ngarkim të tij, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të pandehur në të njëjtën çështje.

Avokati I Metës, pas daljes nga Gjykata e Posacme, tregoj edhe qëndrimet që kanë mbajtur si kundërpërgjigje për akuzat e ngritura nga SPAK.

Ndërkohë vetë Ilir Meta, në nisje të mbrojtjes së tij, u është drejtuar togave të zeza me fjalët se I përket “2 Marsit”, duke kujtuar një protestë që ai zhvilloi më 1 mars të vitit 2020.

“Unë i përkas vetëm 2 marsit të Kushtetutës. Në këto seanca ka pasur një pamflet politik nga organi i akuzës, pa asnjë lloj arkitekture juridike dhe ligjore, por të bazuar vetëm mbi gënjeshtra dhe falsifikime.”

Më tej Meta, në sallën e gjyqit u ndal edhe tek mbajtja e tij në burg, pavarëisht se të tre shkallët e gjyqësorit I kanë rrëzuar kërkesat e tij të mëparshme për lirmin nga qelia.

“Paraburgimi nuk është përdorur si mjet hetimi, por vetëm si mjet persekutimi politik dhe njerëzor ndaj meje.”

Duke mohuar, akuzat e ngritura nga SPAK, Ilir Meta, kërkoi që të shpallen të pavlefshme, letërporositë e nisura nga SHBA për Lobimin e LSI, ndërsa kundërshtoi edhe akuzat për Cez Dia dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, pastrim parash e mosdeklarim pasurie, për cështjen e aferëz Cez DIA, Lobimin e LSI në SHBA, dhe Pastrimi të Parave. Ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në 2 raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *