Nga Ylli Pata
Maryam Rajavi, gruaja 73 vjeçare që drejton opozitën iraniane në mërgim, ka shpallur ngritjen e një qeverie të përkohshme të vendit pas vdekjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Në një deklaratë të shpërndarë nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Ianit(NCRI), zonja Rayavi thekson se: “Vdekja e Khameneit është vdekja e tiranisë fetare dhe fundi i regjimit të Velayat-e Faqih. Tani është koha për të vendosur lirinë dhe sovranitetin e popullit të Iranit.
Në emër të Rezistencës së popullit iranian, unë shpall: Bazuar në Planin me Dhjetë Pika për transferimin e sovranitetit tek populli i Iranit, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) ka shpallur formimin e një qeverieje të përkohshme. Pararendësi i shpalljes së një qeverieje të përkohshme daton në tetor 1981.
Siç demonstroi populli iranian gjatë kryengritjes së janarit, ata kërkojnë një të ardhme të bazuar në një republikë demokratike dhe refuzojnë si mullatë tiranikë ashtu edhe Shahun diktatorial”.
Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është
Maryam Rajavi
Maryam Rajavi, është udhëheqësja e grupit më të madh opozitar Iranian: Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Në këtë grup, shumicën e ka Partia e Muxhahidinëve të Popullit PMOI-MEK, por në të bëjnë pjesë edhe parti të tjera opozitare e grupe etnike e religjoze të ndryshme.
NCRI është e ana tjetër e medaljes së regjimit aktual të ajatollahëve, drejtohet nga një grua, ka në përbërje pjesë nga popujt e tjerë të Iranit, nënkryetar është një përfaqësues i azerëve, popullsisë së dytë për nga numri. Plani me 10 pika i NCRI flet për një Republikë demokratike, parlamentare, laike, ku pushteti të dalë nga zgjedhje të përgjithshme universale, ku të respektohen të githa pakicat kombëtare dhe fetare.
Regjimi Iranian, edhe pse në fasadë bën zgjedhje presidenciale e parlamentare, në të vërtetë nuk ka asgjë demokratike.