Ndryshimet në qeveri/ Analisti e thotë troç: Lëvizje e Ramës, ja grupi që po fuqizohet në PS

Kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili ka analizuar ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama, ku në sy ra largimi nga kabineti i zv/kryeministres Belinda Balluku.

Zili theksoi se këto ndryshime janë një valvul shkarkimi që Rama po përdor në këtë moment për përplasjet brenda PS-së.

Sipas tij, ajo që bie në sy është largimi i Spiropalit, që tregon se një tjetër grup brenda PS-së po fuqizohet. Zili tha se mbetet për t’u parë nëse lëvizjet e reja do të shërbejnë për të çuar përpara reformat.

“Pse ndryshohet qeveria? Qeveria ndryshohet kur nuk ka punuar siç duhet. Në përgjigje të pyetjes se përse ndryshohet qeveria, përgjigjja është se diçka nuk shkon me qeverinë, ministrat kanë një punë të dobët. Kur sheh që ngec puna e reformave, duhen bërë disa ndryshime. Kjo do të ishte përgjigjja normale. A është e vërtetë që Balluku, Vengu, Spiropali nuk patën rezultatin e duhur? Kjo është e vështirë të thuhet. A janë të motivuara nga ministrat? Unë mendoj se kjo nuk varet nga puna e ministrave. Për mua kjo lidhet me momentin ku ndodhet mazhoranca sot aktualisht.

Mazhoranca është vendosur prej kohësh nën presionin e SPAK-ut, që kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut. Së dyti, kemi presionin e ndërkombëtarëve, që test për Shqipërinë është: ndalni sulmet ndaj SPAK-ut. Pra, e ndodhur në këtë presion, Ramës i duhej një lloj valvule çlirimi. Së dyti, po të ndalemi pak te emrat, largimi i zonjës Spiropali është një lloj kurbani. Unë e shoh Spiropalin si kurban politik dhe si revansh të një grupi tjetër brenda PS-së. Së dyti, zoti Emral Nufi, i cili ka qenë pjesë e stafit të zonjës Balluku, katapultohet në Ministrinë e Mbrojtjes; kjo forcon pozitat e saj politike brenda qeverisë. Së treti, këtë e përforcon edhe zoti Karakaçi, i cili është një nga emrat e afërt të zonjës Balluku. Janë disa emra që tregojnë fuqinë e këtij grupi politik.

Nëse këta e kanë marrë bekimin e zotit Rama, unë mendoj se ai beson se këta do ta çojnë përpara rrugën e reformave. Se si do ta qetësojë zonjën Balluku, e cila nuk ka folur për akuzat, kjo mbetet për t’u parë. Kemi lëvizje brenda për brenda. Rikthimi i Toni Gogut në krye të Drejtësisë mund të jetë njeriu i zotit Rama për të bërë atë që nuk është bërë. A ka nevojë të reformohet reforma? Për mua, po. Së dyti, kemi zotin Lamallari që rikthehet te Ministria e Brendshme. Nëse ndalemi te nevoja për ndryshimet, zotit Rama i duhej një valvul shkarkimi, të krijonte balanca të reja, si dhe të ripoziciononte kritikat brenda mazhorancës që ai ka pasur”, tha Zili.

Related Posts

Berisha: Edi Rama të japë dorëheqjen! Rrezikon 60 vite burg…

Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka uzurpuar postin e kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Në konferencën për mediat, Berisha deklaroi se ai qëndron në pushtet…

LAJM I KEQ/ Çfarë pritet me ÇMIMET e karburanteve në Shqipëri: Nafta do të…

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas konfliktit në Lindjen e Mesme pritet që brenda 3–4 ditëve të reflektohet në tregun vendas, me shtrenjtim prej…

Kuvendi voton kundër arrestimit të Ballukut? Bardhi paralajmëron skenarin e frikshëm

Gazment Bardhi paralajmëron protestë përpara Parlamentit ditën kur ligjvënësit do të shqyrtojnë heqjen ose jo të imunitetit të Belinda Ballukut. Bardhi paralajmëroi se në rast se Kuvendi…

“Merrni masa urgjente!”/ Deputeti Erion Braçe thirrje për reagim të menjëhershëm: Duan të…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit për rritjen e çmimit të naftës në vend për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme,…

“Bashkë në hotel”/ Plas keq mes Rogertit dhe Selin: Kam informacione! Në Dubai ça ke bërë?

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi kur ky i fundit iu…

Rogerti bën deklaratën e papritur për moderatoren Argjira Spanca, reagon kjo e fundit

Një bisedë e zakonshme mes djemve në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka zbuluar një simpati të veçantë të Rogertit për moderatoren e njohur, Argjira Spanca. Gjatë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *