Reagon Irani: Do t’i japim një “mësim historik” Izraelit dhe Amerikës

Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen ndjeshëm. Ushtria e Iranit ka paralajmëruar se do t’i japë një “mësim historik” Izraelit dhe Amerikës, pas sulmeve të fundit ndaj qyteteve iraniane.

Deklarata e fortë erdhi nga zëdhënësi i lartë i Forcave të Armatosura iraniane, gjeneral brigade Abolfazl Shekarchi, i cili paralajmëroi se çdo bazë në rajon që ndihmon Izraelin do të konsiderohet objektiv legjitim, shkruan A2 CNN.

“Siç kemi deklaruar më parë, çdo bazë kudo në rajon që asiston Izraelin do të jetë objektiv i Republikës së Shenjtë Islamike dhe forcave tona të armatosura. Nuk do të tregojmë asnjë hezitim”, citohet të ketë thënë ai nga mediat shtetërore iraniane.

Një person ka humbur jetën në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi mbetjet e raketave të interceptuara ranë mbi një zonë banimi në Abu Dhabi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve WAM, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve, viktima është një shtetas aziatik, i cili u godit nga copëzat e mbetura pas ndërhyrjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore që rrëzuan raketa balistike të lëshuara nga Irani. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se u interceptuan “një numër” raketash dhe e cilësoi sulmin si “një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një akt frikacak”.

Ngjarja vjen në kuadër të ofensivës së gjerë iraniane ndaj objektivave amerikane në rajon, në përgjigje të sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Ndërkohë, një video e verifikuar nga CNN tregon momentin kur një raketë godet një bazë të Marinës amerikane në Bahreini. Një zyrtar amerikan konfirmoi për median se baza ishte objektiv i një sulmi me raketa nga Irani.

Situata në rajon mbetet tejet e tensionuar, me disa shtete të Gjirit që kanë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore për të përballuar valën e sulmeve, ndërsa frika për një përshkallëzim të mëtejshëm vijon të rritet.

Related Posts

“Bashkë në hotel”/ Plas keq mes Rogertit dhe Selin: Kam informacione! Në Dubai ça ke bërë?

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi kur ky i fundit iu…

Rogerti bën deklaratën e papritur për moderatoren Argjira Spanca, reagon kjo e fundit

Një bisedë e zakonshme mes djemve në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka zbuluar një simpati të veçantë të Rogertit për moderatoren e njohur, Argjira Spanca. Gjatë…

Njihuni me babanë e Selinës/ Portreti i panjohur që trazoi “BBV”

Selin Bollati është kthyer në një nga protagonistet kryesore të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, por vëmendja së fundmi është zhvendosur jashtë shtëpisë, te babai i…

“Me sa meshkuj ka bërë seks njëkohësisht motra jote?”/ Pas deklaratës shokuese nga Rogerti, vjen reagimi i motrës së Mateos!

Deklarata shokuese e Rogertit, i cili i përmendi Mateos motrën në një kontekst tejet banal duke e pyetur “me sa veta ka bërë seks njëkohësisht”, ka sjellë…

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Ballukun (E PLOTË)

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka zbardhur vendimin e plotë për çështjen e ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të marrë më 6 shkurt. Trupa…

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në ‘kilometrin e fundit’

Ervin Salianji refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e PD. I ftuar në Report Tv, Salianji i përgjigjet me ironi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *