DOKUMENTI/ Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut!

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të martë (3 mars) vendimin për lënien në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut nga detyra, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit Edi Rama.

Ndër të tjera në vendimin e arsyetuar thuhet se “Kërkuesi ka pretenduar se midis tij dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë, nga ana tjetër, ka lindur një mosmarrëveshje kompetence, sipas shkronjës “ç” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, pasi pezullimi i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë cenon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave në disa nga fushat e përgjegjësisë së tij, si dhe ndërhyn në kompetencat e Kryeministrit, si organ kushtetues, duke sjellë shkarkimin de facto të ministres”.

Sipas kërkuesit, GJKKO-ja e Shkallës së Parë ka ndërhyrë në diskrecionin që Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës i ka njohur Kryeministrit për të propozuar ministrat dhe në pushtetin ekzekutiv, pasi anëtari i Këshillit të Ministrave gëzon imunitetin e deputetit. Kërkuesi ka pretenduar edhe se GJKKO-ja e Shkallës së Parë nuk ka juridiksion për çështjet që kanë të bëjnë me mandatin e ministrit, deputetit ose të funksionarëve të tjerë të lartë kushtetues, pasi ata nuk janë organe administrative të zakonshme, por organe kushtetuese, për rrjedhojë mandati i tyre përbën çështje të së drejtës kushtetuese.

Sipas tij, në rast se do të lejohej pezullimi nga detyra i një funksionari kushtetues, siç është ministri, do të duhej që Kushtetuta ta parashikonte shprehimisht këtë mundësi dhe organin kompetent për të vendosur pezullimin. Për sa kohë nuk ka një parashikim të tillë për ministrin në Kushtetutë, pezullimi i tij nuk mund të kryhet. Për këtë shkak lind nevoja për interpretimin e nenit 103, pika 3, të Kushtetutës, i cili ka parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.

Related Posts

“Bashkë në hotel”/ Plas keq mes Rogertit dhe Selin: Kam informacione! Në Dubai ça ke bërë?

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Selin dhe Rogertit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Gjithçka nisi kur ky i fundit iu…

Rogerti bën deklaratën e papritur për moderatoren Argjira Spanca, reagon kjo e fundit

Një bisedë e zakonshme mes djemve në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka zbuluar një simpati të veçantë të Rogertit për moderatoren e njohur, Argjira Spanca. Gjatë…

Njihuni me babanë e Selinës/ Portreti i panjohur që trazoi “BBV”

Selin Bollati është kthyer në një nga protagonistet kryesore të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, por vëmendja së fundmi është zhvendosur jashtë shtëpisë, te babai i…

“Me sa meshkuj ka bërë seks njëkohësisht motra jote?”/ Pas deklaratës shokuese nga Rogerti, vjen reagimi i motrës së Mateos!

Deklarata shokuese e Rogertit, i cili i përmendi Mateos motrën në një kontekst tejet banal duke e pyetur “me sa veta ka bërë seks njëkohësisht”, ka sjellë…

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Ballukun (E PLOTË)

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka zbardhur vendimin e plotë për çështjen e ish-zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të marrë më 6 shkurt. Trupa…

A do garoni përballë Berishës? Ironizon Salianji: Kemi një muaj që jemi në ‘kilometrin e fundit’

Ervin Salianji refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse do të garonte përballë Sali Berishës për drejtimin e PD. I ftuar në Report Tv, Salianji i përgjigjet me ironi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *