Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamje ku shfaqet godina e konsullatës amerikane në Dubai në flakë pasi u godit nga një dron të martën në mbrëmje, raporton A2CNN.
Një video, e filmuar nga një kryqëzim disa metra larg konsullatës, tregon dronin që përplaset me ndërtesën e konsullatës, ndërkohë që të tjera pamje shfaqin zjarrin brenda kompleksit, si dhe shtëllunga tymi të zi që ngrihen në qiell.
Duke folur me gazetarët mbrëmë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, konfirmoi se një dron kishte goditur një “parkim” pranë ndërtesës së kancelarisë së konsullatës.
“I gjithë personeli është i përfshirë në hetim”, tha Rubio, duke shtuar: “Kemi qenë shumë me fat, natyrisht, por ambasadat dhe objektet tona diplomatike janë nën sulm të drejtpërdrejtë nga një regjim terrorist”.