Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 14:00 deputetët e Tiranës në selinë e Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje do të mbahet në vijim të zhvillimeve që priten në pranverë. Socialistët do të kalojnë një pranverë duke u marrë me organizimin e partisë dhe takimet në terren me anëtarët dhe rekrutimet e reja.
Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PS do të mbahen në periudhën maji-qershor.