Qëndroi 12 orë para Kryeministrisë, Lapaj thirrje qytetarëve: Rama duhet…

Pas 12 orësh përpara kryeministrisë, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve nga aty që t’i bashkohen protestës së tij. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit, ai iu kërkoi qytetarëve, sidomos të rinjve, që t’i bashkohen çdo ditë para institucionit të kryeministrisë. Sipas tij, çdo ditë në orën 5 të pasdites, të gjithë duhet të jenë të pranishëm aty për të protestuar kundër qeverisë.

“Kaloj nata e parë, jam te kryeministria, protesta vazhdon. Në orën 5 pasdite sot e çdo ditë do të mblidhemi këtu. Uroj të jemi dhe të shtohemi sa më shumë që të qëndrojmë konstant. Duhet një shkëndijë për ta ndezur reagimin popullor. Studentët që Rama i gënjeu pak vite më parë duhet të reagojnë përballë tij, siç reagojnë të rinjtë në çdo vend. Ata që u ka shkaktuar dëme me mënyrën e qeverisjes së tij duhet të dalin për veten e tyre. Ata që iu shkatërruan prona në Tiranë në muajt e fundit, ata që u prenë në besë në Theth, fermerët në zona të ndryshme, duhet të jenë të angazhuar për të reaguar përballë një pushteti që sa më shumë vjedh që më shumë forcohet. Kapet zëvendëskryeministri i parë duke vjedhur, arratiset. Vjen zëvendës kryeministrja e dytë që me një mesazh 53 mln euro shkojnë në drejtim të paditur dhe Rama ndihet më i fuqishëm. Si mundet kjo?

Të rinjtë e këtij vendi nuk paguajnë dot qiratë në Tiranë, me rrogat që marrin prindërit e tyre pëtr të bërë shkollën këtu. Këta vazhdojnë e vjedhin dhe forcohemn në pushtet ndëkeohë që njerëzit dhe të rinjtë ikin në emigrim. Rama duhet ndalur nga qytetarët. Në orën 5 duhet të vijnë këtu të gjithë për veten e vet. Hajdeni dhe dilni për veten tuaj reagoni përtej partive për hallin tuaj, përballë një pushteti që ka marrë çdo fuqi të mundshme”, tha Lapaj.

Më tutje, ndalet edhe te reagimet e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO. Sipas Lapajt, kryeministri po i ushtron presion direkt dhe indirekt Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të shqyrtojë ankimimin e qeverisë. Nuk mjafton vetëm SPAK, thotë Lapaj, duhet reagim qytetar.

“Nuk mjafton vetëm SPAK e drejtësia, duhet reagimi qytetar. Për ta mbrojtur edhe Gjykatën Kushtetuese nga ky lugati që del çdo ditë dhe i bën presion, direkt dhe indirekt. Në këtë drejtim, nuk mjafton të presim nga SPAK. Sa do të bëjë SPAK? Ja do të dënojë 10, 20…po ku mbarojnë këta. Një bie dhe 10 çohen sepse i prodhon sistemi, i cili është ndërtuar mbi dorën e zgjatur të këtyre që futet te xhepi jonë.”, shtoi ai.

1765273362_adriatiklapaj.jpeg

Related Posts

Berisha apo Lapaj: Kush ‘fitoi’ për nga numri i pjesëmarrësve në tubim?

Kreu i PD, Sali Berisha, zhvilloi një takim modest në Laprakë, ku ajo që të binte në sy ishte numri i pakët i pjesëmarrësve. Gjatë fjalës së…

VIDEO/ Militanti në Foltoren e Laprakës: Të dua shumë Sali Berisha! Të dua më shumë se babain tim

Gjatë takimit në Foltoren e Laprakës, pavarësisht se kanë munguar njerëzit normal, nuk kanë munguar ata që duan më shumë Sali Berishën se sa babanë e tyre.Kështu…

Belind Kelliçi nga Lapraka: Shpëtuam PD nga shkatërrimi, më 24 janar nuk …

Në takimin e organizuar të Partisë Demokratike në Laprakë, “Foltoren” e drejtuar nga kryetari Sali Berisha, foli edhe përfaqësuesi i saj, deputeti i zonës Belind Këlliçi. Ai…

Ramën do ta rrëmbejnë si Maduro: Ftesa e Trump që hodhi në kosh propagandën e Berishës

Pas zhvillimeve në Venezuelë, ku Presidenti Maduro u rrëmbye gjatë natës nga forcat DEA dhe u dërgua në SHBA, ku do të gjykohet nga një Gjykatë Federale,…

CFARE PO NDODH ? Ftesa e Trump për Shqipërinë, reagon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë konfirmon se nëse një vend do të bëhet anëtar i përhershëm duhet të kontribuojë me 1 miliard dollarë, në rast të kundërt mandatin do…

“Ngremë Task Forcë”/ Rama paralajmëron ndryshimin RADIKAL: Askush nuk…

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *