Braçe shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, reagon Petro Koçi: Ai Është …

Pasi konfirmoi zyrtarisht se do të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, deputeti socialist Erion Braçe duket se po merr mbështetje edhe brenda PS-së.

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi e ka mbështetur kandidaturën e Braçes, teksa ka deklaruar se është një risi pozitive. Sipas tij, deputeti socialist ka qenë gjithmonë aktiv për çështjet urbane dhe çështje të caktuara.

“Lëvizjen e Braçes e shoh si një risi pozitive, për shpalljen e kandidaturës dhe garës për Bashkinë e Tiranës. Nuk shoh ambient armiqësor ndaj Braçes. Ai ka qenë gjithmonë aktiv për çështjet urbane dhe çështje të caktuara. Nuk e dimë a do përzgjidhet a jo. Ndonjëherë lidhet edhe me ambiciet e çështjes. Ndonjëherë mund të jetë i përshtatshëm për kryebashkiak por s’i shkon mendja apo nuk është propozuar”, tha Koçi.

Ndërsa i pyetur se kë do të zgjidhte mes Braçes dhe Manastirliut, Koçi tha se kandidimi i deputetit do ishte i përshtatshëm dhe nuk ia ulte vlerat as kandidates tjetër.

“Braçe apo Manastirliu? Unë nuk mund të përgjigjem se do ishte provokuese. Por Braçe do ishte një kandidaturë e përshtatshme. Natyrë me përvojë shtetërore, skrupuloz, gazetar, me moral politik dhe shpresoj që t’ia dalë në fund, e shoh të përshtatshme si kandidaturë dhe uroj t’ia dalë. Por kjo nuk ia ul dinjitetin kandidatëve të tjerë. Megjithatë kandidatët zgjidhen nga strukturat e partisë. Kjo do ishte një kandidaturë optimale dhe për Partinë Socialiste”, deklaroi ai në News24.

Related Posts

Berisha paralajmëron luftë frontale ndaj oligopoleve: “Çmimet në Shqipëri janë më të larta se në BE”

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi sot se partia e tij do të ndërmarrë një luftë frontale për të mbrojtur qytetarët nga oligopolet që…

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej …

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me studentë se korrupsioni në Shqipëri është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet, raporton A2CNN. Rama…

Erion Braçe revoltohet me ministrin e Bujqësisë: Ka dy muaj që …

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri. Braçe…

John Bolton: Shqipëria ka rrezik për shkak të strehimit të opozitës iraniane

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ish-këshilltari sigurisë së SHBA John Bolton analizon zhvillimet e fundit të konfliktit në Iran dhe pasojat e tij globale. Duke…

Braçe për Bashkinë e Tiranës: Dua proces transparent, nëse pastaj del dikush tjetër…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, ka folur për ambicien e tij për kryebashkiak të Tiranës. Ai theksoi…

Agron Duka tradhton Berishën? JA cfare ndodhi

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët janë mbështetësit që e shohin atë si…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *