“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej …

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me studentë se korrupsioni në Shqipëri është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet, raporton A2CNN.

Rama vuri në dukje se një vend nuk çlirohet nga korrupsioni vetëm duke dënuar të korruptuarit, por duhet që të formësohen institucionet, që t’u garantojnë shërbime njerëzve.

“Unë mendoj që korrupsioni në Shqipëri sot është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet, jo se në realitet korrupsioni s’është problem. Korrupsioni është problem për shkak se institucionet janë në formësim. Sepse çfarë e bën korrupsionin aktiv dhe të ‘suksesshëm’ është hapësira që ai gjen si një alternativë për personin, ose subjektin që kërkon të marrë një shërbim, të fitojë një të drejtë, dhe të cilën institucionet s’ia garantojnë. Ky është korrupsioni. Shumë shpesh njerëzit e ngatërrojnë korrupsionin me thjesht persona të këqij që duhen çuar në ferr dhe pastaj ne do shpëtojmë. Jo! Patjetër që ata që kapen me korrupsion duhen dënuar, por vetëm kjo s’e çliron një vend nga korrupsioni. Që një vend të çlirohet nga korrupsioni, duhet që shërbimet t’ua garantojnë njerëzve institucionet”, tha Rama.

Related Posts

Berisha paralajmëron luftë frontale ndaj oligopoleve: “Çmimet në Shqipëri janë më të larta se në BE”

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi sot se partia e tij do të ndërmarrë një luftë frontale për të mbrojtur qytetarët nga oligopolet që…

Erion Braçe revoltohet me ministrin e Bujqësisë: Ka dy muaj që …

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri. Braçe…

John Bolton: Shqipëria ka rrezik për shkak të strehimit të opozitës iraniane

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ish-këshilltari sigurisë së SHBA John Bolton analizon zhvillimet e fundit të konfliktit në Iran dhe pasojat e tij globale. Duke…

Braçe për Bashkinë e Tiranës: Dua proces transparent, nëse pastaj del dikush tjetër…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, ka folur për ambicien e tij për kryebashkiak të Tiranës. Ai theksoi…

Agron Duka tradhton Berishën? JA cfare ndodhi

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët janë mbështetësit që e shohin atë si…

Braçe shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, reagon Petro Koçi: Ai Është …

Pasi konfirmoi zyrtarisht se do të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, deputeti socialist Erion Braçe duket se po merr mbështetje edhe brenda PS-së. Ish-deputeti i PS-së,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *