Berisha paralajmëron luftë frontale ndaj oligopoleve: “Çmimet në Shqipëri janë më të larta se në BE”

Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi sot se partia e tij do të ndërmarrë një luftë frontale për të mbrojtur qytetarët nga oligopolet që sipas tij po rrisin çmimet e produkteve bazë në mënyrë të papërballueshme.

“Shqipëria ka ligje, dhe ligje të mira, të cilat, të zbatuara, mbrojnë qytetarët nga oligopoli. Ndaj dhe një nga drejtimet e punës tonë do të jetë mbrojtja e qytetarëve nga oligopolet,” tha Berisha, duke shtuar se PD nuk është kundër bizneseve, por qëndron “shumë pro-biznes”.

Ai u shpreh kritik ndaj taksave të larta mbi naftën, duke theksuar se “kur një litër në SHBA shitet me 1 dollarë, këtu taksa është 1.1 dollarë, kjo tejkalon çdo lloj logjike ekonomike dhe është një bazë për çmimet e larta”. Berisha theksoi se PD ka një model për “taksë të ulët 10 përqind” dhe do të studiojë çdo rast abuzimi, duke identifikuar institucionet e korruptuara që favorizojnë oligopolet.

Berisha përdori edhe shembuj konkretë për të denoncuar situatën, duke thënë: “Oligopolet Doshi-Nushi janë më të këqij se sëmundjet për të sëmurët shqiptarë me çmimet, me të skaduarat, me të gjitha. Qytetarët robtohen, vidhen, rripen nga kafshata në çdo gjë tjetër.”

Ai vuri theksin tek rëndësia e zbatimit të ligjeve ekzistuese për mbrojtjen e konsumatorit. “Janë ligje shumë të mira. Në qoftë se zbatohen, nuk mundet që çmimet të shkojnë më lart se vendet me fuqi blerëse 5 herë më të madhe se ne.”

Berisha përmendi si probleme kryesore naftën, sheqerin, orizin dhe mishin, por paralajmëroi se lista e oligopoleve mund të jetë më e gjatë. Ai shtoi: “Çdo shtet ka ligje dhe institucione që bizneseve u garantojnë veprimtari normale dhe fitim, por nga ana tjetër mbrojnë konsumatorin.”

Berisha përfundoi duke theksuar detyrën e PD-së: “Është në detyrimin madhor të Partisë Demokratike të ndërmarrë një luftë frontale në mbrojtjen më të vendosur të interesave të qytetarëve.”

Related Posts

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej …

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një bashkëbisedimi me studentë se korrupsioni në Shqipëri është shumë më i madh në perceptim se sa në realitet, raporton A2CNN. Rama…

Erion Braçe revoltohet me ministrin e Bujqësisë: Ka dy muaj që …

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar paralajmërimin e ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga Irani në Shqipëri. Braçe…

John Bolton: Shqipëria ka rrezik për shkak të strehimit të opozitës iraniane

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ish-këshilltari sigurisë së SHBA John Bolton analizon zhvillimet e fundit të konfliktit në Iran dhe pasojat e tij globale. Duke…

Braçe për Bashkinë e Tiranës: Dua proces transparent, nëse pastaj del dikush tjetër…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, ka folur për ambicien e tij për kryebashkiak të Tiranës. Ai theksoi…

Agron Duka tradhton Berishën? JA cfare ndodhi

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët janë mbështetësit që e shohin atë si…

Braçe shpalli kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, reagon Petro Koçi: Ai Është …

Pasi konfirmoi zyrtarisht se do të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës, deputeti socialist Erion Braçe duket se po merr mbështetje edhe brenda PS-së. Ish-deputeti i PS-së,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *