Adriatik Lapaj nga Kryeministria u bën thirrje qytetarëve: Na sillni batanije …

Protesta e Nismës “Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt ka nisur që mbrëmjen e djeshme të 8 dhjetorit para Kryeministrisë, për disa çështje të cilat ai i ngre si shqetësim.

Gjatë mbrëmjes së sotme protesta ka vijuar dhe është shoqëruar edhe më një përplasje mes forcave të policisë dhe Lapajt. Ky i fundit deklaron në “Now” në Euronews Albania se protesta zhvillohet duke qenë pro drejtësisë, ndërsa nga ana tjetër, nënvizon se protesta do vijojë për ditë me radhë.

“U bashkangjitën vajza në protestë dhe menduam të vendosim dy çadra të vogla kampingu që ato të kishin një trajtim më etik, kjo për shkak të zhvillimit të protestës në kushte të vështira, sepse jemi në dimër. Ne e kemi njoftuar Policinë e Shtetit, por nuk kërkohet leje për të protestuar. Ne njoftuam me shkresë zyrtare dhe të mbash një çadër kampingu nuk është krim sa kohë nuk prishë punë.

Më pas u dyndën dhjetëra policë, me armë në brez dhe u sollën në një mënyrë jo normale pasi ne po diskutonim, ndërkohë që unë jam një ndër njerëzit që kam besuar te policia. Jam rritur në shpi me atë uniformë.

Jemi me një mesazh pro drejtësisë. U kemi bërë thirrje qytetarëve të na sjellin batanije, po vinë. Ne do rrimë këtu. Do rrimë shumë gjatë dhe do e bezdisim”, deklaroi Lapaj. Euronews.al

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *