A duhet të largohet Berisha? Salianji pegjigjet

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka deklaruar se kushdo që do ta mbajë Partinë Demokratike në gjendje jo të përmirësuar, në mënyrë indirekte i shërben Edi Ramës.

Salianji tha se është shumë e rëndësishme që PD të bëjë një analizë të thellë. Gjithashtu ngriti edhe një shqetësimin

“Të takosh demokratët është privilegj. Dini ju që mua më ka falur njeri gjë? Unë vij nga beteja. Për interesin tim personal unë do rrija rehat. Unë dua të jemi jo vetëm konkurrues, por edhe fitues përballë Edi Ramës. Jemi partia që ka qeverisur këtë vend. Ka sjellë ndryshimin…Nuk më takon të jem komformist. Po u shfokusua fokusi nga problemet dhe shkojmë të emrat ikën rëndësia. Analizë PD, nuk ka bërë kurrë dhe ka bërë gabim të madh. Ne duhet të bëjmë jo vetëm analizë, por ka edhe përgjegjësi…Berisha tha që do ndahen funksionet, por duhet t’i diskutojmë të gjitha këto njëherë. A duhet të bashkohemi me forca të tjera?”, tha ai në “News 24”.

Më tej shtoi se në takimet që ka zhvilluar ka pasur një mbështetje masive. I pyetur nëse duhet të largohet Berisha, Salianji tha se nuk duhet të jetë ky fokusi kryesor, por PD duhet të ripërtërihet.

“Unë jam i surprizuar nga mbështetja masive. Kushdo që do ta mbajë PD në gjendje jo të përmirësuar në mënyrë indirekte i shërben Ramës. Ka edhe shumë njerëz që janë të kujdesshëm në mbështetje…Ky i Durrësit një dallkauk që nuk i duhet as dreqit. Kur komandohet e merr pa të drejtë diçka nuk ka peshën e votës. Në Foltoret që bën doktori, duhet të shohim se çfarë thonë demokratët. Njerëzit mendojnë që PD ka nevojë për ripërtëritje…”, tha ai.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *