Në Juglindje të vendit, temperaturat kanë shënuar ulje të mëdha gjatë ditëve të fundit. Sipas të dhënave, termometri ka regjistruar deri në -4 gradë celsius, ndërsa janë shoqëruar me mjegull këtë mëngjes e cila ka qenë prezente në qytetin e Korçës
Vështirësi në fushëpamje ka patur edhe në akset nacionale Korçë – Pogradec, Korçë – Devoll, Korçë – Ersekë dhe Maliq – Gramsh. Policia e qarkullimit rrugor u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të kenë kujdes të shtuar në këto segmente.
Temperaturat e ulëta pritet të shoqërojnë juglindjen përgjatë këtyre 7 ditëve, ku në fshatrat malore të Dardhës apo në majë të Mashkullores ka raste kur temperaturat arrijnë deri në -7 gradë celsius.