Balla publikon firmat e demokratëve që mbështetën Shabanin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se sot në Kuvend do të votohet kandidati për postin e Avokatit të Popullit, pavarësisht kundërshtimit të opozitës, e cila ka kërkuar rihapjen e procesit.

Balla ka publikuar edhe listën e firmave të deputetëve opozitarë që kanë mbështetur kandidatin Endri Shabani. Ai gjithashtu ironizoi Flamur Nokën, teksa tha se ka qenë Ervin Salianji ai që ka bindur deputetët të firmosin për Shabanin.

Balla iu përgjigj edhe Flamur Nokës, i cili më parë e kishte quajtur ‘injorant’, duke i kujtuar gafën e 28 nëntorit.

“Në seancën e sotme miratojmë buxhetin së bashku me paketën fiskale. Kjo është çështja më e rëndësishme, pasi dalim para popullit me një buxhet më të madh në histori dhe me shumë të mira që na kanë dhënë nderin t’i përfaqësojmë në Kuvend si shumicë.

Edhe ju keni një seancë të rëndësishme, por serioziteti juaj ndaj kauzave që lini rrugës është i pamjaftueshëm dhe kjo është tallje. Kemi diskutuar për një debat të rëndësishëm mbi raportin e OSBE-ODIHR. Do të ishte e ndershme nga ana juaj të ndaleshit dhe të gjeni një kohë për këtë debat, që ta ndjekin qytetarët. Por ju po talleni me të gjitha kauzat që nisni. Këta jemi ne. Nënkryetari i partisë dhe anëtarët e kryesisë kanë firmosur. Dhe ky i vetmi, Flamur, do të na fyejë, kur nuk di as kur është ngritur flamuri kjo është fundi i botës.

Këta tha se i ka bindur Ervin Salianji. Na sollët edhe problemet e brendshme të partisë tuaj këtu. Jemi 1,250 ditë në shkelje të ligjit si Kuvend, dhe kurrë nuk keni arritur konsensus mes vetes. Sot do të votojmë Avokatin e Popullit me kandidaturat që keni propozuar ju”, tha Balla.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *