Avokati Artan Gjermeni foli sot në një emision televiziv lidhur me vendimin e tij për t’u larguar nga çështja e Erion Veliajt, ditën e sotme, pas vendimit të GJKKO për rrëzimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës për të mos qëndruar pas kafazit prej qelqi në seancat gjyqësore dhe për t’u njohur me aktet e dosjes.
Ai parashtroi sërish kërkesën e tij për Veliajn. Avokati kërkoi që kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj të ketë akses në një kompjuter pa internet, që të të njihet me 61 mije faqet e dosjes.
“Nuk e di pse bëhet kaq e vështirë, ndërkohë në vende të tjera të paraburgimit ose të vuajtjes së dënimit me burg kjo ndodh efektivisht.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching
Në Fier ke kompjutera pafund që të pandehurit vejnë e lexojnë kaktet e tyre/ është kaq e thjeshtë një pajsije elektorinike e cila nuk ka akses në intrnet dhe rrjete sociale po bëhet lexues i një usb”, tha avokati.
Avokati: Në këto kushte ne kërkojmë të na mundësohen aktet në dosje në mënyre elektronike. 61 mijë faqe unë i kam në rrugë elektorinike. Kjo USB elektronike mund t’i jepet kryetarit të bashkisë Erion Veliaj në dhomat e paraburgimit mbi një urdhërin të SPAK.
Nuk e di pse bëhet kaq e vështirë, ndërkohë në vende të tjera të paraburgimit ose të vuajtjes së dënimit me burg kjo ndodh efektivisht.
Në Fier ke kompjutera pafund që të pandehurit vejnë e lexojnë kaktet e tyre/ është kaq e thjeshtë një pajsije elektorinike e cila nuk ka akses në intrnet dhe rrjete sociale po bëhet lexues i një usb.
Artan Gjermeni, avokati mbrojtës i kryebashkiakut, Erion Veliaj dha sot dorëheqjen ditën e sotme. Mësohet se ky vendim ka ardhur pasi vendimit të Gjykata e Posaçme Anti-korrupsion GJKKO, e cila ka refuzuar kërkesën e tij që ti jepej mundësia klientit të njihej me aktet e dosjes 60 mijë faqe. Më vonë Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO), i ka caktuar atij një avokat kryesisht, konkretisht Valentina Teodoreskun.
Ndërkohë seanca paraprake për kryetarin e bashkisë Tiranë është shtyrë për në datën 5 janar.