Ish-presidenti Bamir Topi duke folur për çështjen e “21 Janarit”, tha se SPAK-u duhet të hetojë thellë për të gjetur përgjegjësit e vërtetë të asaj ngjarje.
I pyetur nëse kryeministri Edi Rama duhet të shkojë në SPAK, ish-presidenti Topi tha se kjo është një çështje që i takon institucioneve përkatëse.
“Jemi në një moment që fjalën e kanë ata. Po të më pyesni mua, unë kam përgjigjet e mia. Sot nuk e them. E dinë institucionet dhe nuk mund të jap nuanca. Përballë prokurorëve, njeriu ka përgjegjësinë për çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë kryetar shteti. Gjërat kanë ndodhur në Bulevardin e Tiranës, dhe tradicionalisht ka qenë rruga e njerëzve të lirë. Unë Bulevardin e kam quajtur institucion. Por sot nuk ka Bulevard, sot ecin makinat. Por në Bulevardin e Tiranës shikoje njerëz të formuar”, tha ai në një intervistë për ‘Kjo Javë’ në ‘News24’. Pamfleti.net