Flamur Noka: Salianji ka telefonuar deputetët e PD, Grida Duma loboi te Rama për Endri Shabanin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, kërkoi ndjesë për firmat që deputetët e partisë së tij dhanë duke lejuar Endrit Shabanin të kandidonte si Avokat i Popullit, por tha se deputetët kanë treguar se për të mbështetur këtë kandidaturë i ka telefonuar edhe Ervin Salianji, me të cilin pati përplasje në mbledhjen e kryesisë së PD.

“Sot në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Saliani. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endri Shabanin. Gojëdhëna… Gojëdhëna… Ka gojëdhëna.

Tani kjo është histori që nuk intereson fare. Ju sqaroj ju sqaroj kaq: Flamur Noka, në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit ka debatuar me çdo firmëtar, ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka, ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni dhe anëtarët e tjerë”, tha Noka.

Duke folur te protesta e thërritur kundër qeverisë për në 22 dhjetor, Noka tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar pezullimin e Belinda Ballukut nga GJKKO, reforma në drejtësi ka dështuar.

“Reforma në drejtësi ka vdekur. Sot në Shqipëri drejtësia është Edi Rama. Pa zgjedhje të lira, asgjë tjetër nuk ka kuptim, as demokracia dhe as pluralizmi”, deklaroi Noka, duke e cilësuar Shqipërinë si të vetmin vend në Europë që zhvillon “farsa zgjedhore” dhe jo zgjedhje të lira.

Related Posts

Situatat e fundit në BBVA, reagon ashpër Ilir Shaqiri: “Big-un ta fitojë dikush që i mëson produksionit…”

Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio, nuk kanë lënë pa reaguar…

Situata në Prime e djeshëm/ Vjen një zarf në BBVA, banorëve iu bëhet e ditur se…

Kërkesa e Artanit gjatë spektaklit të mbrëmshëm nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Vëllai i Madh ka futur sot një zarf të bardhë në shtëpi, duke…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

Në orët e vona të natës! Selin dhe Gimbo shkëmbejnë puthje pasionante me njëri tjetrin! (VIDEO)

Pas lojërave me fjalë, ngacmimeve dhe atij momentit të diskutueshëm ku Selin pretendoi se “hoqi kokën”, marrëdhënia mes Gimbos dhe Selinit ka kaluar zyrtarisht në një nivel…

Miri vëzhgon Gimbon dhe Selin në momente romantike: “Sytë ama i ka këtej…”

Një moment romantik mes Selinit dhe Gimbos në shtëpinë e “Big Brother VIP” është kthyer në çështje diskutimi për banorët e tjerë, veçanërisht për Mirin dhe Rogertin….

Prap Katari sulmohet fuqishëm nga Irani / Kesaj here …

Katari ka bërë të ditur se mëngjesin e së enjtes është përballur me një tjetër sulm me raketa nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e vendit ka thënë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *