Veliaj tjetër kërkesë në Kushtetuese

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë drejtuar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për të përshpejtuar shqyrtimin e padisë që kanë ngritur, duke theksuar se arresti në burg ndaj tij është antikushtetues.

Ata propozuan që gjykata të caktojë një datë sa më shpejt për shqyrtimin e çështjes, duke argumentuar se mungesa e Veliajt në detyrë shkakton dëme për qytetarët.

Kjo padi vjen dy javë pas kërkesës së Veliajt për shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta që miratuan mbajtjen e tij në paraburgim. Aktualisht, ende nuk është vendosur një datë nga Gjykata Kushtetuese, e cila më herët ktheu Veliajn në detyrë duke anuluar një vendim të Këshillit të Ministrave.

Dosja penale që përfshin 30 të pandehur, përfshirë organizata jofitimprurëse, është ngecur në seancën paraprake. SPAK ka ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me abuzimin me fondet dhe tenderat. Në një seancë të fundit, Veliaj kërkoi akses në materialet e hetimit dhe e akuzoi sistemin e drejtësisë për standarde të dyfishta, duke theksuar se ish-presidentit Meta iu ishin ofruar dokumentet përkatëse.

Në këtë situatë, SPAK dhe ekipi mbrojtës i Veliajt i referohen të njëjtit precedent të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në rastin Khodorkovski kundër Rusisë, ku sipas tyre të pandehurve mund t’u jepen provat në formatin USB. Megjithatë, Veliaj kërkon që t’i jepen materialet në format të printuar, duke argumentuar se ndalimi i tij në kafaz xhami shkel të drejtat e tij.

Kjo do të përcaktohet në seancën e radhës, e cila do të mbahet më 5 janar.

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *