Rama: Mendojne se ata janë shteti …

Kryeministri Edi Rama tha në podkastin e tij Flasim se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr pezullimin e Ballukut eliminoi një precedent të rrezikshëm ku gjyqtari tentoi të merrte kompetencat e qeverisë.

Duke iu referuar drejtësisë së re, Rama tha se ka nevojë për reflektim ndërinstitucion teksa iu referua kërkesë së shoqatës së gjyqtarëve për të rritur rrogat e tij, që sipas tij është sërish përpjekje për marrje kompetencash dhe ndërhyrje në arkën e shtetit.

“…Jo për herë të parë, fatkeqësisht, po për herë të dytë, ata duan të marrin përsëri kompetencat e qeverisë e të parlamentit, duke u treguar, jo thjesht të zgjedhurve, po vetë zgjedhësve, se mbi vullnetin e tyre dhe përtej kufijve kushtetues mes pushteteve, qëndrojnë ata, togat e zeza të Shqipërisë, me pushtetin suprem të çekiçit të drejtësisë të pavarësuar nga politika tanimë. Dhe atë çekiç që Republika ua ka besuar për interesin e saj të lartë të drejtësisë së barabartë për të gjithë, ata mund ta përdorin kur të duan për të hapur me dhunë arkën e buxhetit të shtetit, e për t’ia rritur rrogat vetes, dhe sa përkatësisht 1600 euro plus në muaj për gjykatat e prokuroritë e zakonshme dhe 3100 euro plus në muaj për Gjykatën Speciale e për SPAK-un.

Një shprehje e urtë italiane thotë “due indizzi non fanno una prova”, dy indicie nuk përbejnë një provë – çka sot ne fakt po të shohësh se si fajësohet njeriu në mexhelisin tonë politik e mediatik, përbejnë, jo një provë, po dy dënime.

Por unë, nuk do ta ndjek kurrsesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia”, tha Rama. Euronews.al

Related Posts

Ibrahim Tatlıses padit vajzën e tij, ndodh e papritura në familje

Kriza mes legjendës së muzikës turke, Ibrahim Tatlıses, dhe vajzës së tij, Dilan Çıtak, po përshkallëzohet çdo ditë e më shumë. Konflikti familjar tashmë ka kaluar në…

Leonora Jakupi reagon pas kritkave nga familja e Dolces: “Ajo çfarë them..”

E konsideruar si një nga protagonistet e “Prime-it” të fundit në Big Brother VIP Kosova, Leonora Jakupi ka vendosur t’u përgjigjet reagimeve të shumta që pasuan debatin…

Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse keshni, marre ju koftë (Video)

Benita ka shpërthyer në një reagim të fortë ndaj banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pas një takimi emocional me Endrin që ka shkaktuar shumë diskutime….

Benita: Endri është magnet për femra- Atë që ia jepi unë, askush nuk ia jep

Benita është përplasur ashpër me banorët e Big Brother VIP Kosova 4, pas reagimeve dhe qeshjeve të tyre gjatë takimit të saj emocional me Endrin. E revoltuar,…

Takimi i papritur: Edi zbulon detaje për Elijonën

Çfarë ndodh kur dy figura publike takohen rastësisht? Edi ka ndarë me ne një moment interesant nga jeta e tij, duke zbuluar se si ai dhe Elijona…

Ja çfarë u vendos pas hapjes së zarfit të zi në BBVA 5

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania 5” është shoqëruar me tensione të forta, pasi hapja e Zarfit të Zi ka sjellë ndëshkime të menjëhershme. Për…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *