Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është pritur me kritika nga analistë dhe figura publike, të cilët e konsiderojnë si një goditje ndaj besimit në drejtësi. Ndërkohë, qytetarët shprehen të shqetësuar për ndikimin që këto zhvillime mund të kenë në marrëdhëniet me SHBA dhe në imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.
Rasti Balluku është një provë e rëndësishme për sistemin shqiptar të drejtësisë dhe për marrëdhëniet diplomatike me SHBA. Nëse do të ketë masa konkrete nga Departamenti i Shtetit, ato do të jenë një sinjal i qartë për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e transparencës në qeverisje.
Ende nuk kemi asnje te dhene zyrtare a do shpallet Belinda Balluku non-grata apo jo .