A do përfshihet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

Shkrimtarja Lea Ypi la të hapur mundësinë për angazhim politik në Shqipëri, pavarësisht se për momentin jeta e saj është e ndërtuar në Britaninë e Madhe.

Në një intervistë në “Off the Record” në A2 CNN, Ypi tha se njeriu nuk thotë asnjëherë jo për të ardhmen.

Mendoj që ne të gjithë jemi të angazhuar në politikë, në kuptimin e pushtetit. Latinët kishin një shprehje që thoshte “ars longa vita brevis”.

Pra arti është i gjatë, jeta është e shkurtër. Pushteti politik ka jetën shumë të shkurtër dhe ka atë energjinë që merr në atë jetë të shkurtër shumë të madhe dhe krijon një iluzion plotfuqie. Unë mendoj që ndoshta dhe kjo vjen dhe nga qasjet dhe nga ato leximet politike që kanë bërë filozofia, apo filozofët politikë që më interesojnë dhe një reflektim që në fakt pushteti që ushtrohet në këtë mënyrë nuk është e vetmja formë pushteti”, u shpreh ajo.

Sipas saj, “pushteti merr forma të ndryshme dhe nuk kam domethënë deri tani, nuk kam ndonjë interes ose ndonjë ambicie që të ushtroj pushtet në kuptimin e vendimmarrjes të këtij aspekti, të vendimmarrjes institucionale, sepse mendoj që ka forma të tjera në të cilat njeriu kontribuon në shoqëri”.

“Ne të gjithë kemi këtë rol dhe të gjithë marrin pjesë në mënyrat që dimë dhe mund të bëjmë dhe nuk është e thënë se dikush që është intelektual i mirë apo gazetar i zoti është edhe politikan i mirë.  Kështu që unë nuk e di, nuk e kam menduar veten në politikë. Njeriu nuk thotë asnjëherë “jo” për të ardhmen, por për momentin kam prioritet librat, shkrimin, angazhimin me lexuesit. As nuk dua as t’ hap as mbyll”, tha ajo.

 

Related Posts

The man called for help because he was in distress. Officers arrived, but instead of assisting, they treated him like a suspect. He tried to explain his situation, but no one listened. The tone shifted immediately. The officers ordered him to

The man called for help because he was in distress. Officers arrived, but instead of assisting, they treated him like a suspect. He tried to explain his…

John Dillinger’s Death: How ‘Public Enemy No. 1’ Was Killed In A Hail Of Bullets

After a year of robbing banks, John Dillinger died on July 22, 1934, when federal agents shot and killed him as he left a movie in Chicago,…

Balla i drejtohet opozitës: Kohë për të humbur me ju kemi zero. Doni të bëjmë reformën, ejani në

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi në Kuvend se mazhoranca nuk do të ndalet nga puna e saj, pavarësisht veprimeve të opozitës. Balla i…

Linda Rama: Jeta me Edin më mësoi se është kollaj të

Në intervistën e saj për emisionin “Aromë gruaje” në RTSH, Linda Rama ka bërë një skaner të hollësishëm të jetës publike në Shqipëri, duke analizuar raportin delikat…

Balla: Opozita s’mund të bllokojë reformat! Të zbatojmë

Në Konferencën e Kryetarëve, mbledhur ditën e sotme, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, iu drejtua opozitës duke i kërkuar të lënë pas përplasjet politike…

Kushtetuesja rrëzon vendimin e SPAK-ut për “arrestimin”, reagon Berisha: Ka pasoja…

Pas daljes së tij nga SPAK-u, Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me “arrestin shtëpiak” ndaj tij, i shfuqizuar një vit më parë. Berisha…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *