A po dështojnë protestat e PD? Deputeti demokrat: Ne nuk do bëjmë…

Luan Baçi, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, u shpreh se foltorja e PD-së po e bën punën e saj, pavarësisht shifrave të pjesëmarrjes.

“Nuk kemi thënë ne që ajo foltorja e orës 18:00 e çdo dite të hënë do të vihet atje dhe atë ditë që do vihet do rrëzohet Rama. Ajo u krijua si rezultat i një bllokade të vërtetë në Parlament, i ndërprerjeve të seancave parlamentare për ligje shumë të rëndësishme pa asnjë shkak dhe pa arsye, duke i kaluar në votim direkt dhe pa diskutim. U pa e arsyeshme që një foltore e tillë të ishte prezent si për deputetët, por pse jo, edhe për qytetarët për të denoncuar të gjitha problematikat dhe për të bërë publike shqetësimet e tyre. Për mua, kompleksi i numrave nuk ekziston. Masiviteti për mendimin tim është i bollshëm. Pavarësisht se janë 200, 500, 1000 apo 5 000, të njëjtin rezultat do ketë dhe të njëjtën punë bën”, deklaroi deputeti demokrat.

“Partia Demokratike ka treguar që kur do të tregojë forcën e numrave e ka treguar dhe të jeni të bindur që do jetë e shpejtë dita që do tregojmë forcën e numrave, por e dimë mirë që analistët përsëri në media do të mblidhen dhe do të thonë që “u mblodhën atje 50 mijë veta, por çfarë bënë? Nuk rrëzuan Ramën”. Nëqoftëse presin që ne të bëjmë 21 Janarin, unë nuk jam dakord. Ajo foltorja për mua është shumë e mirë që bëhet një herë në javë. Le të bëhet dhe dy herë në javë. Mund të bëhet dhe një herë në 15 ditë. Do vazhdojnë foltoret dhe takimet në gjithë vendin. Kryetari i Partisë Demokratike do t’i vazhdojë. Analiza ka filluar tashmë në të gjitha degët e Partisë Demokratike dhe do të vazhdojë hap pas hapi”, shtoi Baçi.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *