Adi Krasta: Shqiptarët janë sado-mazokistë, jetojnë çdo ditë në plehra dhe me telenovela turke

Adi Krasta ka rifilluar emisionin e tij në televizionin e familjes Berisha. Dhe në fillim të emisionit, ai ka shprehur shqetësimin për publikun dhe audiencën. Sipas tij, publiku pothuajse nuk ekziston më dhe audiencës nuk i bëhet më vonë se çfarë ndodh në vend.

“Dhe në këtë panoramë distopike, vijmë pikërisht te ai entitet për të cilin thamë se pothuaj nuk ekziston më – publiku.

Nuk ekziston në formën që e kemi njohur dikur. Ka funksionuar një normë shumë e ashpër gjatë 130 viteve të fundit, ku publiku nuk prekej. Nazëmadh, i gjerë, i gjithëfuqishëm, gjykues, vendimtar – ai nuk analizohej kurrë, nuk prekej kurrë. Njerëzit e medias bënin harakiri, vetëm e vetëm që publiku të ishte i paprekur në atë marrëdhënie aq të pabarabartë.

Sot ai, i mpirë e i mpakur, nuk e ka më fuqinë e dikurshme për të përcaktuar fatet e individëve apo të vlerave. Por unë dua të besoj ende që nuk i drejtohemi një audience bosh, së cilës nuk i intereson kur zgjedhjet vidhen. Besoj ende që nuk kemi përballë një publik që gëzohet kur shteti, në 4:35 të mëngjesit, në pandemi, prish në mënyrë hitleriane teatrin e vetëm të kryeqytetit.

Çfarë mund të ketë ndodhur kur një publik jeton çdo ditë në plehra, hedh plehra, prodhon plehra, dhe nuk është i shqetësuar që inceneratorët janë vjedhur dhe mbetjet janë bërë emergjencë kombëtare?

Çfarë mund të ketë ndodhur me një publik që dashuron e jeton për telenovelat e vendeve ish-perandorake, duke u entuziazmuar për gjuhë e norma që të kujtojnë një realitet të para 120 vjetëve?

Apo një publik që, kur jeton jashtë shtetit, tenton të sillet si vendasit, por sapo shkel në Shqipëri, përshtat menjëherë gjithçka me rrokopujën e atdheut, nga ku me vrap e potere është larguar dikur?

Dua të besoj që nuk kam përballë një publik që zgjedh të mos mendojë si kritik i qeverisjes, por si qeverisësi i tij. Një publik që nuk di apo nuk do ta pranojë se qeverisësi, pikërisht këtë publik nuk e merr në konsideratë.

Një marrëdhënie e çuditshme sado-mazo, kjo, që e ka historinë të gjatë e të dhimbshme në këtë vend. Ka, megjithatë, ishuj të shëndetshëm. Janë të shpërndarë, pa ndriçim, pa zë, pa emër, pa fuqi, pa nerv, apo të mundur – por janë ishuj të mirë të këtij publiku, dhe janë arsyeja e vetme pse nuk e kemi braktisur këtë pozicion. Ndërkohë ne, pavarësisht gjithçkaje, le të mbetemi me kokëfortësi tek lajmet e penguara të jetës suaj të përditshme”, thotë Krasta

Related Posts

Këngëtarja shtatzënë në moshën 46-vjeçe, po bëhet nënë për herë të parë!

Këngëtarja gjermane Jeanette Biedermann, e njohur për karrierën e saj të suksesshme, është në pritje të fëmijës së saj të parë në moshën 46-vjeçare. Jeanette dhe partneri…

Fjolla Morina: Transformimi i papritur që ka lënë të gjithë pa fjalë

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka habitur ndjekësit me ndryshimin e saj më të fundit në pamje. Me një stil të ri dhe një pamje krejtësisht…

Surprizë/ Ish-banorja e BBV do të jetë opinioniste në Ferma VIP 3?!

Ethet e sezonit të ri të “Ferma VIP 3” kanë nisur, sidomos pas konfirmimit të dyshes Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj në timonin e programit. Por surprizat…

‘Për inat të Klodit’, pamjet me tjetër mashkull, reagon (ish) e dashura

Përfundimi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova ka lënë pas shumë pikëpyetje, por asnjë më të madhe se fati i romancës mes Klodit dhe…

Dy këngëtarë të tjerë fermerët e rinj të Ferma Vip!

Çdo ditë e më shumë sezoni i ri i Ferma Vip 3 po pritet me emocion dhe kureshtje, jo vetëm se rikthehen pas një pauze të gjatë…

Rogerti prish dasmën e Gimbos dhe Selin në Big Brother VIP

Martesa e shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Selin Bollatit në Big Brother VIP Albania u ndez me emocione, por edhe me tension. Banorët kurorëzuan dashurinë e tyre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *