Adnand Xholi: Nuk ka guxuar asnjë zyrtar i lartë të më …

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi u pyet nga anëtarët e KLP se si do të reagonte nëse një zyrtar i lartë do ta merrte në telefon për t’i thënë të ulë ritmit gjatë një hetimi për një funksionar të lartë të shtetit.

“Nuk më ka ndodhur në karrierën time që një zyrtar i lartë të guxojë të më marrë në telefon. Nëse ndodh që të ketë përpjekje për ndikim të paligjshëm, ka një ligj që e ndalon këtë. Çdo zyrtar e ka të pamundur të ndryshojë vendimmarrjen e prokurorit”, tha Xholi.

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që po zhvillohet sot më 11 dhjetor, prokurori Adnan Xholi prezantoi vizionin e tij nëse zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut.

Xholi theksoi rëndësinë e krijimit të një institucioni efektiv dhe të besueshëm nga partnerët ndërkombëtarë, me synim rritjen e cilësisë së hetimeve dhe ruajtjen e standardeve më të larta. Ai theksoi sfidën e statusit të prokurorëve të posaçëm, duke theksuar se përvojat dhe ekspertiza e tyre nuk duhet të humbasin dhe duhet mbështetur vazhdimisht. Për këtë arsye ai u zotua të zgjidhë çështjen e statusit të prokurorit të posaçëm.

“Vizioni im ka të bëjë me krijimin e një institucioni sa më efektiv, të besueshëm nga ndërkombëtarët. Synimi im është të rrisim cilësinë e hetimeve dhe të ruajmë standardet më të larta. Cila është sfida? Zgjidhja e statusit të prokurorëve. Deri tani ka mbetur në vesh të shurdhër. Do të insistoj bashkë me ju që statusi i prokurorit të posaçëm të marrë zgjidhje. Nuk e kam për veten, por për kolegët e tjerë. Disa prokurorë janë të shkrirë; nuk ka prokurorë të pazëvendësueshëm, por eksperienca që këta prokurorë kanë fituar nuk duhet të shkojë dëm. Janë përballur me grupet më të rëndësishme kriminale dhe me zyrtarë të lartë, duhet t’u qëndrojmë pranë. Do të humbasë ekspertiza, memoria. Nuk varet nga ne, por jemi në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, dhe proceset zgjasin jo me muaj, por me vite; kushdo që të vijë do ta ketë të pamundur.”, tha ai.

Xholi gjithashtu theksoi nevojën për shtimin e numrit të prokurorëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme në Prokurorinë e Posaçme, për të përballuar ngarkesën e madhe të çështjeve në të tre shkallët e gjykatës. “Që mos të jemi përballë drejtësisë së mohuar, duhet patjetër të shtohet numri i prokurorëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme të Prokurorisë së Posaçme,” tha Xholi.

Related Posts

Çfarë ndodhi në Big Brother VIP Albania? Një banor kërkon largimin e papritur

Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania premton të jetë një ngjarje e veçantë, e cila do të ndryshojë dinamikën e shtëpisë më të famshme në…

Dasma u vendos, Gimbo i “propozon” live Selinës për martesë në BBVA

Me 82% të votave, publiku vendosi që dasma brenda Big Brother VIP Albania 5 të jetë mes Gimbos dhe Selinës. Dy çiftet e tjera konkurruese ishin Edisa…

Cili çift do të kurorëzohet në dasmën e madhe të Big Brother?

Me një mbështetje të jashtëzakonshme prej 82% të votave, publiku ka vendosur që dasma e shumëpritur brenda “Big Brother VIP Albania 5” të jetë mes Gimbos dhe…

Çfarë dhurate befasuese mori Leonora Jakupi nga partneri për ditëlindje?

Diten e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi festoi ditëlindjen e saj të 47-të, një moment i veçantë që e shënoi me shumë dashuri dhe urime nga…

“6 motrat ti…”- Plas keq mes Gimbos dhe Rogertit në BBVA

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” kanë arritur majat gjatë një debati të ashpër mes Gimbos dhe Rogertit, ku nuk janë kursyer as familjarët. Gjithçka ka…

Nuk ndalet/ Rogerti përballet në studio me Monika Kryemadhin: “Ke dështuar në politikë, çfarë nuk ke bërë…”

Tensioni i lartë i “Big Brother VIP” është zhvendosur menjëherë nga shtëpia në studio, ku Rogerti, sapo ka mbërritur, ka shpërthyer në akuza të forta ndaj dy…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *